Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nëse nuk paguani taksat, tatimet do t’ju bllokojnë makinat në pronësi

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Nëse nuk paguani taksat, tatimet do t’ju bllokojnë makinat në pronësi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse jeni një biznes dhe keni një detyrim tatimor të papaguar dhe ndërkohë zotëroni një makinë, tatimet mund t’jua sekuestrojnë atë, si pjesë e procesit për mbledhjen me forcë të detyrimeve.

Edhe nëse jeni individ dhe keni detyrime tatimore të pashlyera (psh tatimi shtesë që të dypëpunësuarit i shfaqet në sistem kur deklaron të ardhurat personale në datën 31 mars të çdo viti) apo tatim mbi të ardhurat nga qiraja etj, sërish tatimet do të mund t’ju bllokojnë makinën që keni në pronësi.

Edhe nëse doni të blini një makinë, duhet të tregojni kujdes dhe të verifikoni statusin tatimor të pronarit të mjetit përpara finalizimit të marrëveshjes.

Një marrëveshje e re e nënshkruar mes Administratës Tatimore dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) do të mundësojë integrimin e sistemeve për kërkimin në kohë reale të të dhënave mbi mjetet në pronësi të tatimpaguesve, sipas një njoftimi zyrtar të tatimeve.

Ky zhvillim do t’i japë Administratës Tatimore akses të menjëhershëm në informacionin mbi mjetet e regjistruara, që do të mundësojë monitorimin e të dhënave në kohë reale, me qëllim mbledhjen e borxheve tatimore.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor sqaron se risia e marrëveshjes është aksesi në kohë reale në sistem për të dhënat e mjeteve që disponojnë tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore të papaguara. Edhe para nënshkrimit të marrëveshjes administrata tatimore kishte të drejtën e vendosjes së titullit ekzekutiv për mjetet e debitorëve, por të dhënat mes dy institucioneve tatimeve dhe Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor kryheshin nëpërmjet shkresave. Pra tatimet nëse një tatimpagues dispononte mjet, apo edhe për të dhënat e mjetit përfshirë markën apo vlerën dërgonin shkresë DPTSHRR, që më pas i kthehej përgjigje brenda 1 apo 2 javëve.

Në zbatim të legjislacionit në fuqi, Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që të përmbushin në afat detyrimet e tyre tatimore, në të kundërt, do të ndërmerren masa sigurimi mbi mjetet në pronësi të tatimpaguesve debitorë.

“Administrata Tatimore ka përfunduar nënshkrimin e marrëveshjes me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, nga ku është zbatuar kërkimi i të dhënave mbi mjetet e tatimpaguesve në kohë reale në sistemin tatimor.

Të gjithë tatimpaguesit në zbatim të legjislacionit në fuqi duhet të përmbushin në afat të gjitha detyrimet tatimore, pasi në të kundërt Administrata Tatimore do të vendosë masa të sigurimit mbi mjetet dhe do të zbatojë të gjitha procedurat e mbledhjes me forcë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që kryejnë transaksione shit-blerjeje për mjete të përdorura, të tregojnë kujdes dhe të verifikojnë statusin tatimor të pronarit të mjetit përpara finalizimit të marrëveshjes.

Çdo mjet që është në pronësi të një tatimpaguesi debitor (pra që ka detyrime të papaguara ndaj shtetit) mund të jetë subjekt i masave të sigurimit, si bllokim apo sekuestrim nga AT. Në raste të tilla sipas administratës tatimore transaksioni i shitjes mund të rezultojë i pavlefshëm.

“Kujdes! AT ju bën thirrje tatimpaguesve të përmbushin detyrimet tatimore në mënyrë vullnetare dhe të mos tjetërsojnë pasuritë e tyre për të shmangur këto detyrime!

Çdo subjekt që hyn në transaksione shit-blerje të mjeteve, duhet të sigurohet që mjetet objekt transaksioni nuk i përkasin tatimpaguesve debitorë. Çdo akt i nënshkruar në keqbesim ndërmjet palëve me qëllim shmangien e detyrimeve ndaj Administratës Tatimore do të sjellë pasoja ligjore për pavlefshmëri”, thuhet në njoftim./ Monitor.al

Previous Post

“Jemi bërë si autoshkollë”, Beqaj në GJKKO: Nuk përgjigjem pa një formulim të saktë të akuzës

Next Post

Dy fytyrat e Berishës: Kërkon të përvetësoj mandate nga zgjedhje që i quan farsë

Next Post
Dy fytyrat e Berishës: Kërkon të përvetësoj mandate nga zgjedhje që i quan farsë

Dy fytyrat e Berishës: Kërkon të përvetësoj mandate nga zgjedhje që i quan farsë

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia e Shtetit përgënjeshtron lajmet për emigrantët në Rinas, mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve dhe dorëheqjet masive

Policia e Shtetit përgënjeshtron lajmet për emigrantët në Rinas, mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve dhe dorëheqjet masive

October 22, 2026
Sekuestrohen pasuri me vlerë 77 milionë lekë të një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt BE-së

Sekuestrohen pasuri me vlerë 77 milionë lekë të një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt BE-së

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al