Friday, August 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Në Londër me Range Rover për 24 mijë pound”, Sky News zbulon skemën e re të trafikimit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
“Në Londër me Range Rover për 24 mijë pound”, Sky News zbulon skemën e re të trafikimit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një hetim i Sky News ka zbuluar modelin e veprimit të një kontrabandisti shqiptar të emigrantëve, i cili përdor dokumente false për të ndihmuar persona të hyjnë ilegalisht në Britani përmes Tunelit të La Manshit.

Ndërkohë, një ish-punonjës i kontrollit kufitar në Britani ka deklaruar se stafi në pikat e kontrollit shpesh ndihet “i mbingarkuar” për shkak të numrit të lartë të udhëtarëve, mungesës së personelit dhe nevojës për më shumë investime në teknologji dhe trajnime.

Oficeri, i cili ka punuar për një kohë të gjatë në strukturat e Border Force në Britani dhe Europë, tha se volumi i madh i lëvizjeve në Tunelin e La Manshit krijon vështirësi për kontrollet.

Një tjetër burim, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme britanike që merret me çështjet e emigracionit dhe azilit, tha se nuk ishte surprizë që ky itinerar po shfrytëzohet nga kontrabandistët.

“Ne trajtojmë raste emigracioni ku njerëzit na kanë thënë se kanë hyrë përmes Tunelit të La Manshit duke përdorur pasaporta false. Disa prej tyre thonë se kanë parë një oficer dogane apo të Border Force, kanë paraqitur dokumentin dhe janë lejuar të kalojnë”, tha burimi.

Kontrabandisti shqiptar premton kalim drejt Londrës për 24 mijë paund

Sipas hetimit të Sky News, një kontrabandist shqiptar pretendon se për 24 mijë paund mund të organizojë transportimin e një emigranti drejt Londrës, të ulur në sediljen e pasagjerit të një automjeti luksoz Range Rover, me vlerë rreth 100 mijë paund.

Ish-oficeri i kontrollit kufitar tha se një situatë e tillë ngre pikëpyetje për mënyrën se si funksionojnë kontrollet.

“Është shumë e vështirë, por nëse dikush arrin të kalojë dhe është aq i sigurt sa të ulet hapur në makinë, duhet të pyesësh veten: është teknologjia apo oficeri në sportel?”, tha ai.

Sipas tij, presioni mbi punonjësit është i madh.

“Ka momente kur situata mund të bëhet dërrmuese. Mund të shohësh një automjet dhe të mendosh: ‘Është makinë britanike, ndoshta po kthehen në shtëpi’. Kjo mund të krijojë bindjen se ka më pak gjasa që brenda të ketë dikush që përdor identitet të rremë”, u shpreh ai.

Ai shtoi se, pavarësisht kontrolleve teknologjike dhe përpjekjeve për verifikim, ngarkesa e madhe e punës mund të krijojë hapësira që disa persona të kalojnë.

Kontrabandistët përpiqen të anashkalojnë kontrollet

Dy burimet e Sky News vlerësuan se teknologjia në kontrollet kufitare është shumë e avancuar, por pranuan se lufta ndaj kontrabandistëve është një proces i vazhdueshëm.

Ish-oficeri tha se shumë persona që tentojnë të kalojnë me dokumente false kapen, por disa rrjete kriminale përdorin metoda gjithnjë e më të sofistikuara.

“Njerëzit mund të përdorin dokumente të vërteta, por nuk janë personi që figuron në dokument. Dokumenti mund të jetë i vjedhur. Ka shumë raste të personave që paraqiten si dikush tjetër”, tha ai.

Sipas tij, kontrabandistët po bëhen gjithnjë e më kreativë për të shmangur kontrollet.

Ai shtoi se pas marrëveshjes së kthimeve të shpejta mes Britanisë dhe Shqipërisë, e cila synonte të frenonte kalimet ilegale me gomone në Kanalin Anglez, është vërejtur një rritje e përpjekjeve për përdorimin e dokumenteve false.

“Kur një rrugë bëhet më e vështirë, njerëzit përpiqen të gjejnë një tjetër”, tha ai.

Shqetësime për shfrytëzimin dhe borxhet ndaj kontrabandistëve

Hetimi ngre shqetësime jo vetëm për sigurinë kufitare, por edhe për mënyrën se si disa emigrantë, pasi hyjnë ilegalisht në Britani, përfshihen në aktivitete kriminale për të shlyer borxhet ndaj kontrabandistëve.

Organizatat kundër skllavërisë moderne paralajmërojnë se disa persona bien në skema shfrytëzimi dhe detyrohen të punojnë për rrjete kriminale.

Justine Carter, zëvendësdrejtore ekzekutive e organizatës Unseen, tha se numri i rasteve të trajtuara prej tyre është rritur ndjeshëm që nga viti 2018.

“Borxhi përdoret si një mjet i qëllimshëm për të kontrolluar dhe bllokuar viktimat përmes detyrimeve të fryra ose të manipuluara”, tha ajo.

Sipas saj, në shumë raste viktimat nuk arrijnë kurrë ta shlyejnë borxhin dhe mbeten të lidhura me grupet kriminale.

Brexit ka vështirësuar shkëmbimin e informacionit

Eksperti i institutit kërkimor RUSI, Dr. Andi Hoxhaj, i cili ka studiuar emigracionin shqiptar në Britani, tha se një pjesë e diskutimit mungon: kërkesa e madhe për drogë në tregun britanik.

Sipas tij, Britania ka një treg të madh të drogës dhe kjo nxit aktivitetin e grupeve kriminale.

Hoxhaj tha gjithashtu se Brexit ka ndikuar në bashkëpunimin mes autoriteteve britanike dhe atyre europiane.

“Një nga problemet më të mëdha është identifikimi i personave të përfshirë në trafik droge dhe krime të tjera në Europë kur ata mbërrijnë në Britani. Sot marrja e të dhënave dhe informacionit kërkon dyfishin e kohës krahasuar me periudhën kur Britania ishte pjesë e Bashkimit Europian”, tha ai.

Ministria e Brendshme britanike: Kontrollet funksionojnë

Ministria e Brendshme britanike deklaroi se kontrollet në Tunelin e La Manshit janë të avancuara dhe se rastet e hyrjeve ilegale përmes këtij itinerari janë shumë të rralla.

“Ne kemi kontrolle të gjera dhe teknologji lider në botë për mbrojtjen e kufijve tanë në Tunelin e La Manshit. Për këtë arsye, rastet e hyrjeve ilegale janë jashtëzakonisht të pakta”, tha një zëdhënës.

Sipas ministrisë, kërkesat për azil nga persona që hyjnë ilegalisht me kamionë apo automjete kanë rënë me 25% gjatë vitit të fundit, ndërsa që nga zgjedhjet janë larguar nga Britania rreth 70 mijë persona pa të drejtë qëndrimi.

Previous Post

Shpallet në kërkim Ulian Shpatarku

Shqipëria shpall “non grata” politikanin maqedonas dhe teologun Bekir Halimin
AKTUALITET

Shqipëria shpall “non grata” politikanin maqedonas dhe teologun Bekir Halimin

by Redaktor Redaktor
August 4, 2026
0

Ministria e Brendshme ka shpallur “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët sipas autoriteteve shqiptare disponojnë të...

Read moreDetails
Arrestohet në Elbasan Metin Mehja, i kërkuar nga SPAK për organizatë kriminale

Arrestohet në Elbasan Metin Mehja, i kërkuar nga SPAK për organizatë kriminale

August 2, 2026
Neritan Nallbati shkarkohet nga Departamenti i Policisë Kriminale! Emërohet te Akademia e Sigurisë

Neritan Nallbati shkarkohet nga Departamenti i Policisë Kriminale! Emërohet te Akademia e Sigurisë

July 31, 2026
Nafta zbret me 15 lekë, çmimi 199 lekë/litri në pikat e karburanteve

Nafta zbret me 15 lekë, çmimi 199 lekë/litri në pikat e karburanteve

August 4, 2026
Në Rrjollin e Bashkim Ulajt,aksionere rezulton mbesa e Sali Berishës vajza e deputetit Isuf Celaj

Në Rrjollin e Bashkim Ulajt,aksionere rezulton mbesa e Sali Berishës vajza e deputetit Isuf Celaj

August 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Në Londër me Range Rover për 24 mijë pound”, Sky News zbulon skemën e re të trafikimit

“Në Londër me Range Rover për 24 mijë pound”, Sky News zbulon skemën e re të trafikimit

August 7, 2026
Shpallet në kërkim Ulian Shpatarku

Shpallet në kërkim Ulian Shpatarku

August 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al