Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Në listën e zezë të bankave”, gazetari shqiptar në Suedi tregon jetën e errët të Naim Murselit: Liridona dinte diçka delikate, mund ta ketë kërcënuar

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Në listën e zezë të bankave”, gazetari shqiptar në Suedi tregon jetën e errët të Naim Murselit: Liridona dinte diçka delikate, mund ta ketë kërcënuar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari shqiptar në Suedi, Ervin Dushi tregoi detaje nga jeta e errët e Naim Murselit, i cili akuzohet se është porositës i vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademaj. Ai tha se një nga arsyet e ardhjes së çiftit në Kosovë mund të ketë qenë plani i Naimit për ta ekzekutuar jashtë Suedisë. Gazetari shtoi se në Kosovë një plan i tillë mund të realizohej më lehtë dhe të mbyllej shpejt, pavarësisht se situata u doli nga duart organizatorëve.

“Mendoj se një nga arsyet e ardhjes së tyre në Kosovë është që kjo të kryhet më lehtë. Që kjo ju ka dalë nga kontrolli duket qartë, por ardhja në Kosovë ka qenë arsyeja për ta bërë më të lehtë ekzekutimin. Mundësitë janë më të shumta në Kosovë”, tha Dushi për Euronews. Gazetari nënvizoi se një nga motivet që mund të jetë kryer krimi i rëndë është pasja dijeni e një informacioni delikat nga Liridona, me të cilin mund t’i bënte presion Naim Murselit dhe ta merrte atë “peng”.

“Pista që shihet mes shqiptarëve në Suedi dhe në korridoret e mediave është ajo e një informacioni delikat, por pa folur drejtësia nuk mund të flasë asnjeri. Një informacion delikat dhe kërcënues që mund të kishte pasoja për Naimin. Duket si një informacion i vjetër, ose mund ta ketë marrë peng ose mund ta ketë kërcënuar me atë informacion apo diçka e tillë. Ky nuk është një informacion në rrugë zyrtare, por aludohet në korridoret e mediave”, thekson gazetari. Gazetari Dushi tha se vetëm në një bankë ku ai arriti të nxirrte të dhënat, Naimi figuron në listën e zezë, për mbi 20 mijë euro të papaguara.

“Jam munduar të marr të dhënat në një nga bankat, ku Naimi është diku te 20 e ca mijë euro. Mbi 20 mijë euro i ka të papaguara dhe në bazë të tyre ka hyrë në listën e zezë.”, tha ai. Në listën e zezë nuk është futur vetëm Naim Murseli, por edhe Liridona Ademaj (Murseli) dhe Shaban Murseli. Gazetari Dushi tha se edhe babai i Naimit, është nënshtetas suedez dhe është pjesë e firmave të ndërtuara nga Naimi. “Babai i Naimit në të njëjtën bankë ku unë mora të dhënat ka rreth 4000 euro borxh. Po të shikojmë adresën babai i Naimit ka jetuar në të njëjtën adresë me çiftin.”, pohoi ai.

Previous Post

A ka sekuestruar SPAK prona të saj apo të familjarëve? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Next Post

Zbardhet zjarrvënia në Berat/ Si i leu i moshuari me benzinë muret e jashtme dhe i vuri flakën banesës së djalit

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zjarr në dy restorante tradicionale në Librazhd, zjarrfikësit arrijnë të shpëtojnë njërin prej tyre

Zjarr në dy restorante tradicionale në Librazhd, zjarrfikësit arrijnë të shpëtojnë njërin prej tyre

October 27, 2026
Gazeta gjermane TAZ: A do të jetë Marjana Koçeku problem për Kryeministrin Rama, siç ai e kishte parashikuar në 2024?

Gazeta gjermane TAZ: A do të jetë Marjana Koçeku problem për Kryeministrin Rama, siç ai e kishte parashikuar në 2024?

October 27, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al