Ish-shefi i krimeve në komisariatin nr.3 në Tiranë, Erjon Dani është vetëdorëzuar në policinë e Himarës.
Burimet mediatike bëjnë me dije se Erjon Dani dyshohet për veprat penale ushtrim i ndikimit të paligjshëm dhe shpërdorimit të detyrës gjatë kohës që ndodhej në radhët e policisë së shtetit.
SPAK goditi ditën e sotme një grup kriminal që operonte në trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së.
Burime për mediat bëjnë me dije se nga 13 urdhër-arreste të lëshuara në total, 8 prej tyre janë ekzekutuar, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Urdhër-arreste janë firmosur nga prokurori Andan Xholi.
Mësohet se grupi kriminal kishte bazën në Shkodër, teksa operacioni po vijon edhe në disa qytete të tjera të vendit.








