Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Rajoni

Ndalimi i importeve, naftë pa taksa dhe heqje e TVSH-së/ Zbardhen kërkesat e fermerëve grekë për qeverinë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in Rajoni
0
Ndalimi i importeve, naftë pa taksa dhe heqje e TVSH-së/ Zbardhen kërkesat e fermerëve grekë për qeverinë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Fermerët grekë, të cilët kanë intensifikuar protestat e tyre duke krijuar bllokada masive në vendin fqinj, i kanë dërguar sot listën e kërkesave të tyre qeverisë dhe kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Sipas mediave greke, në listën e kërkesave janë ndër të tjera, vendosja e çmimeve minimale të garantuara për produktet bujqësore, energjia elektrike për bujqësinë me çmim 7 cent për kilovat/orë, si dhe refuzimi i integrimit të OPEKEPE në Autoritetin e të Ardhurave Publike (AADE).

Pavarësisht thirrjeve të qeverisë, fermerët refuzuan ftesën e kryeministrit për dialog me përfaqësuesit e tyre në Rezidencën Maximou të hënën pasdite. Ata deklarojnë se do t’i kalojnë festat në bllokadat rrugore, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa paralajmërojnë intensifikim të protestave.

Kërkesat e fermerëve

1.Ndërprerja e represionit shtetëror, autoritarizmit dhe gjykimeve ndaj fermerëve; shfuqizimi i të gjitha çështjeve penale që lidhen me protestat, me vendim të Parlamentit.

2.Pagesa e menjëhershme e të gjitha detyrimeve financiare që qeveria u ka fermerëve.

3.Çmime minimale të garantuara që mbulojnë koston e prodhimit dhe sigurojnë të ardhura të qëndrueshme.

4.Ulje e kostos së prodhimit: naftë pa taksa, energji elektrike bujqësore me tavan çmimi 7 cent/kwh, shfuqizim i bursës së energjisë, subvencione për inputet bujqësore dhe heqje e TVSH-së.

5.Kompensim i humbjes së të ardhurave për vitin 2025 për produktet që shiten nën koston e prodhimit.

6.Projekte infrastrukturore për bujqësinë (ujitje, mbrojtje nga përmbytjet dhe zjarret, rrugë bujqësore).

7.Ndryshim i rregullores së ELGA-s për sigurim dhe kompensim 100% nga fatkeqësitë natyrore dhe sëmundjet.

8.Lidhja e subvencioneve me prodhimin real bujqësor dhe blegtoral.

9.Shfuqizimi i ATAK–KAEK për toka nën 20 dynymë dhe pagesa e menjëhershme e të gjitha AFM-ve të bllokuara.

10.Ndalimi i importeve masive dhe i “grekizimit” të produkteve të huaja.

11.Ngrirje e borxheve ndaj institucioneve shtetërore dhe bankave, me shlyerje pa interes.

13.Pa ulje të fondeve të Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP).

14.Shfuqizimi i fletës elektronike të transportit nga ara.

15.Dyfishim i menjëhershëm i pensioneve bujqësore.

Në mënyrë të veçantë, fermerët theksojnë dy çështje urgjente:

1-Sëmundjet në blegtori, me vaksinim, kompensim të plotë për kafshët e asgjësuara dhe rindërtim falas të tufave.

2-Skandali OPEKEPE, me kërkesë për kthimin e fondeve të përvetësuara tek përfituesit realë, zbardhjen e përgjegjësive politike dhe penale dhe refuzimin e integrimit të institucionit në AADE.

Si janë përshkallëzuar protestat e fermerëve deri më tani?

Fillimisht protestat nisën me tubime pranë komunave bujqësore, ku fermerët kërkuan dialog me autoritetet lokale dhe ministrinë e bujqësisë. Por duke mos marrë asnjë reagim nga këta të fundit, mijëra traktorë u vendosën në rrugët kryesore, duke bllokuar autostrada strategjike, si Autostradat që lidhin Athinën me Selanikun, Rrugët e Thesalisë, aksi Kakavijë-Janinë dhe Lidhjet kryesore drejt Maqedonisë dhe Epirit.

Këto bllokada shkaktuan ngadalësim masiv të qarkullimit dhe ndërprerjen e transportit të mallrave. Fermerët zgjeruan më tej protestat duke bllokuar, Pikat kufitare me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe disa porte të rëndësishme, ku janë ndaluar kamionë dhe tragete me mallra bujqësore.

Previous Post

Krimet në shkolla/ Dështimi i sistemit arsimor dhe drejtësisë rrit numrin e vrasjeve te fëmijët

Next Post

Vllaznia “harron” shijen e fitores, barazon ndaj Bylis 

Next Post
Vllaznia “harron” shijen e fitores, barazon ndaj Bylis 

Vllaznia “harron” shijen e fitores, barazon ndaj Bylis 

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

September 9, 2026
Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al