Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Krimet në shkolla/ Dështimi i sistemit arsimor dhe drejtësisë rrit numrin e vrasjeve te fëmijët

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Krimet në shkolla/ Dështimi i sistemit arsimor dhe drejtësisë rrit numrin e vrasjeve te fëmijët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vitet e fundit, Shqipëria është tronditur nga disa ngjarje ku të mitur janë vrarë nga bashkëmoshatarët e tyre, pas konflikteve që shpesh nisnin si debate të vogla dhe përfundojnë në akte ekstreme. Fenomeni është shndërruar në një alarm kombëtar, ndërsa thika është bërë arma më e përhapur në duart e adoleshentëve.

Më 12 dhjetor 2025, pranë shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër, ndodhi një përplasje mes disa adoleshentëve, si pasojë e së cilës dy prej tyre mbetën të plagosur me mjet prerës.

Më 25 nëntor 2025 në Durrës, një konflikt i ngjashëm përfundoi me humbje jete. 15-vjeçari Erjon Boba humbi jetën në spital disa ditë pasi u plagos me thikë në gjoks, gjatë një konflikti për motive të dobëta mes bashkëmoshatarëve. Autori i dyshuar, vetëm 14 vjeç u ndalua nga policia.

Në Tiranë, në vitin 2024, një konflikt i nisur në rrjetet sociale mes nxënësish përfundoi në mënyrë tragjike pranë shkollës “Fan Noli”, ku 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën dhe një tjetër nxënës mbeti i plagosur. Përplasja, që u zhvendos nga hapësira virtuale në ambientet pranë shkollës, riktheu në vëmendje brishtësinë e sigurisë në institucionet arsimore dhe mungesën e mekanizmave efektivë parandaluese. Autori i ngjarjes, i mituri Marjo Përlleshaj, u dënua më pas nga gjykata me 16 vite burg.

Shkolla “Kolë Jakova” në Tiranë në 2024, ishte skena e një tjetër rasti ku një 14-vjeçar u plagos gjatë një sherri mes nxënësish. Edhe ky episod, ashtu si të tjerët, u cilësua nga ekspertët si sinjal i mungesës së strukturave reale për të parandaluar përshkallëzimin e konflikteve.

Në Gramsh, në vitin 2023, një ngjarje e rëndë tronditi qytetin dhe ngriti sërish alarmin për dhunën mes të miturve. Fatjon Bici, vetëm 15 vjeç, u vra me thikë në lulishten e qytetit, teksa po kthehej nga shkolla. Ai kishte ndërhyrë për të ndarë një sherr mes kushëririt të tij dhe katër bashkëmoshatarëve, por përpjekja për të shmangur konfliktin u kthye në tragjedi. Një goditje me thikë në zemër i mori jetën në vend. Hetimet zbuluan se konflikti kishte nisur më herët në rrjetet sociale, përpara se të përshkallëzohej në dhunë fatale në mes të qytetit.

Në Tiranë, Korçë dhe qytete të tjera janë regjistruar raste të shumta plagosjesh mes nxënësve të klasave të 8-ta dhe të 9-ta, shpesh brenda ose pranë shkollave. Incidentet nisnin nga bullizmi, presioni shoqëror dhe konfliktet e vogla të rrjeteve sociale.

Avokati Alban Duraj i cili ka ndjekur disa prej këtyre çështjeve thotë se vrasjet mes bashkëmoshatarëve nuk janë më raste të izoluara, por sinjal i një fenomeni kompleks ku ndërthuren trauma sociale, dhuna e heshtur dhe mungesa e politikave parandaluese efektive.

Çfarë parashikon ligji? Ligji shqiptar ka një kuadër të qartë për të miturit:
Kodi Penal përcakton se përgjegjësia penale fillon në moshën 14 vjeç.
Ligji 37/2017 për drejtësinë penale për të miturit kërkon trajtim të specializuar, me fokus tek rehabilitimi, jo ndëshkimi.
Ligji 18/2017 garanton mbrojtje të fortë për viktimat e mitura, nga mbështetja psikologjike te mospublikimi i identitetit.
Por, avokati Duraj thekson se zbatimi është i mangët.

“Kuadri ligjor shqiptar garanton trajtim të veçantë në çdo fazë procedurale, përmes strukturave të specializuara, me fokus jo ndëshkimin, por rehabilitimin, por raste konkrete tregojnë se mbështetja psikologjike, sociale dhe institucionale mbetet e kufizuar. Edhe autorët të cilat janë të mitur, shpesh ekspozohen publikisht në media”, shprehet ai.

Sfidat aktuale dhe boshllëqet institucionale sipas avokatit, janë mungesë e bashkëpunimit mes shkollës, familjes dhe institucioneve si dhe sistemi i drejtësisë, që shpesh nuk ka kapacitetet e duhura për çështjet e të miturve.

Studimet tregojnë se bullizmi fizik, psikologjik dhe dixhital janë faktorë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e sjelljeve agresive dhe kriminale. Në Shqipëri, mungesa e strukturave të ndërhyrjes së hershme, raportimi i ulët dhe normalizimi i dhunës në shkolla përkeqësojnë situatën.
Ndaj, për të frenuar fenomenin, kërkohet forcim i zbatimit të drejtësisë për të miturit, ngritja e qendrave të ndërhyrjes së hershme, zbatim i detyrueshëm i moduleve të edukimit social në shkolla, mbështetje më e madhe për familjet, përfshirë këshillim dhe ndihmë psiko-sociale./ ACQJ

Previous Post

Pamje tronditëse! Pedofili ekzekutohet në rrugë disa orë pasi u lirua nga burgu, kishte përdhunuar një 9-vjeçar dhe…

Next Post

Ndalimi i importeve, naftë pa taksa dhe heqje e TVSH-së/ Zbardhen kërkesat e fermerëve grekë për qeverinë

Next Post
Ndalimi i importeve, naftë pa taksa dhe heqje e TVSH-së/ Zbardhen kërkesat e fermerëve grekë për qeverinë

Ndalimi i importeve, naftë pa taksa dhe heqje e TVSH-së/ Zbardhen kërkesat e fermerëve grekë për qeverinë

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al