Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Murataj: Kontrata më skadon në verë, por kam akord burrash me… presidentin Demi

Editor by Editor
in Sport
0
Murataj: Kontrata më skadon në verë, por kam akord burrash me… presidentin Demi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas triumfit, mes emocionesh për fitimin e trofeut, Murataj foli për mediat, ku u shpreh i bindur se tashmë skuadra do të kthehet te fitoret edhe në kampionat, që në ndeshjen e radhës ndaj Erzenit. Ai foli edhe për të ardhmen, ku la gjithçka të hapur, pavarësisht se u shpreh se ka një marrëveshje mes burrash me presidentin Demi.

Fitoni Superkupën pas një momenti të vështirë. Ishte mënyra e duhur për të kaluar krizën?

Për mua personalisht është një trofe i veçantë, sepse është Superkupa e parë për mua dhe e fitoj me ekipin e zemrës, Partizanin. Çdo trofe është i rëndësishëm. Kjo ndikon edhe në moralin e skuadrës pas gjashtë barazimesh. Tani do të vijnë edhe fitoret me radhë. Shpresoj të marrim edhe trofe të tjerë, sepse Partizani futet çdo vit për t’i marrë të gjithë trofetë.

Çfarë ndryshoi në skuadër dhe në lojë në këtë në ndeshje në krahasim me ato gjashtë të kaluarat?

Në futboll ndodh që mund të bësh edhe 10 fitore radhazi pas gjashtë barazimesh. Çunat e dinin përgjegjësinë që kishin mbi supe. Trofeu është më i rëndësishëm dhe të gjithë dhanë maksimumin dhe e merituan.

Ndikoi mungesa e eksperiencës së kundërshtarit në këtë sfidë?

Egnatia ka bërë një ndeshje shumë të mirë. Edhe ata mund ta fitonin. Kishin raste dhe humbën penallti. Ndikoi pak edhe eksperienca, e kishin finalen e parë të Superkupës. Partizani ka lojtarët e duhur për të zgjidhur këto ndeshje.

Jemi në prag të merkatos së janarit. Si do të jetë e ardhmja juaj?

Unë jam në kontratë me Partizanin edhe për gjashtë muaj. Kam bërë një akord burrash me presidentin. Tani ngelet në dorën time dhe të presidentit nëse do të vazhdojmë apo jo.

Ju duk sikur ua dhuroi Egnatia këtë Superkupë për mënyrën se si shkoi ndeshja?

Nuk dhuron njeri gjë, por janë gjëra që ndodhin, siç unë humba penalltinë në Kukës dhe ua dhurova atyre barazimin. Ndodh në futboll, kushdo e humb penalltinë, kanë humbur lojtarë më të mëdhenj e jo më ne.

Në tri ndeshjet e fundit nuk keni startuar si titullar. Si ju bën të ndiheni ky fakt?

Ndikon edhe lodhja. Pas shumë minutave në Europë dhe në kampionat, unë kam pasur edhe një dëmtim, tërheqje të gradës së tretë. Çdo lojtar dëshiron të luajë gjithë ndeshjet, por e rëndësishme është të fitojë ekipi dhe të vazhdojmë kështu.

 

Previous Post

Një ditë pas vendimit të Kuvendit, caktohet data në GJKKO për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës. SPAK kërkon “arrest shtëpie”

Next Post

Ndryshohet stadium, ja ku do luhet Partizani-Erzeni

Next Post
Ndryshohet stadium, ja ku do luhet Partizani-Erzeni

Ndryshohet stadium, ja ku do luhet Partizani-Erzeni

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

May 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

June 4, 2026
Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

June 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al