Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Mos mendo se mund të ma fusësh, sepse…”, paralajmërimi rrëqethës i vrasësit të 26-vjeçares shtatzënë

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
“Mos mendo se mund të ma fusësh, sepse…”, paralajmërimi rrëqethës i vrasësit të 26-vjeçares shtatzënë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Bujar Fandaj u arrestua pranë shtëpisë së tij në Altivole (Treviso, Itali). 41-vjeçari nga Kosova tashmë gjendet në burg dhe akuzohet për vrasje në rrethana rënduese. Ai akuzohet për vrasjen e 26-vjeçares Vanessa Ballan, me të paktën 7 goditje thike. E reja, nënë e një djali 4 vjeç, ishte 3 muajshe shtatzënë dhe ndodhej në shtëpi me leje të parakohshme lindjeje, prej të paktën 3 javësh.

Fandaj dhe Vanessa njiheshin. Në të shkuarën kishin pasur një lidhje disa mujore. Marrëdhënia ishte mbyllur keq, aq sa ajo kishte pranuar se ndihej e frikësuar prej tij dhe e kishte denoncuar për përndjekje. Sipas të dhënave të deritanishme, Fandaj, i cili punonte si korrier, shkoi me furgonin e punës në shtëpinë e viktimës në Spineda, në Riese Pio X. Një moment që mbërriti përballë shtëpisë, u fut me forcë duke thyer me çekiç një derë prej xhami.

26-vjeçaren e gjeti ende me pizhame, e dhunoi fizikisht më pas e goditi me thikë dhe e la përtokë, të mbuluar nga gjaku.

Më pas hipi në furgon duke u arratisur për disa orë, derisa u arrestua gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme. Karabinierët sekuestruan menjëherë kamerat e sigurisë dhe analizuan sistemin e targave për të zbuluar rrugën e ndjekur nga furgoni. Në të njëjtën kohë, karabinierët kontrolluan shtëpinë e 41-vjeçarit për prova të mundshme dhe për të kuptuar nëse vrasja ishte e paramenduar.

Këtë hipotezë e mbështet edhe fakti se rreth orës 08:00 të mëngjesit të 19 Dhjetorit, Fandaj kishte ndarë në profilin e tij social një foto nga makina, në kufirin mes Italisë dhe Sllovenisë. Në këtë imazh shfaqej një tabelë autostrade që tregonte drejtimin për nga Lubjana dhe Nova Gorica. Dyshimet janë se bëhet fjalë për të një fotografi të vjetër të cilën i dyshuari e publikoi në mënyrë që të krijonte një alibi për karabinierët.

Sipas asaj që shkruan Corriere della Sera, kjo nuk është e vetmja foto që ka ngjallur interesin e hetuesve në profilet e tij në rrjetet sociale. Të hënë në mbrëmje, rreth orës 22:00, në TikTok dhe Instagram, 41-vjeçari kishte publikuar një Story, me audio në sfond, ku thuhej: “Kështu jam gatuar, të jap menjëherë zemrën, transparencë e sinqeritet. Por mos mendo se mund të ma fusësh, sepse nëse më del nga zemra nuk hyn më”.

Vanessa u gjet në shtëpi e pajetë nga bashkëshorti i saj Nicola Scapinello, i cili ishte kthyer nga puna në shtëpi për drekë.

 

Previous Post

‘Çudit’ ish-Sekretari i PPSH, akuzon prokurorin që po e heton: Ti ke mbrojtur komunizmin!

Next Post

‘Për çfarë ke studiuar në Gjermani?’/ Shqipja vë në siklet Edonën

Next Post
‘Për çfarë ke studiuar në Gjermani?’/ Shqipja vë në siklet Edonën

‘Për çfarë ke studiuar në Gjermani?’/ Shqipja vë në siklet Edonën

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Autostrada Janinë–Kakavijë përfundon në 2029, udhëtimi drejt kufirit shqiptar do të shkurtohet në 40 minuta

Autostrada Janinë–Kakavijë përfundon në 2029, udhëtimi drejt kufirit shqiptar do të shkurtohet në 40 minuta

October 28, 2026
Prostitucion në Berat, Prokuroria kërkon 21 vite burg për dy të akuzuarit

Prostitucion në Berat, Prokuroria kërkon 21 vite burg për dy të akuzuarit

October 28, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al