Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej”, drejt Kryeministrisë.
Me thirrje revoltuese ndaj krerëve të partive kryesore, protestuesit kërkojnë drejtësi për vendin e tyre.
“Rama në burg, Berisha në Burg”, Shqipëri e re, Revolucion – thërret turma.
Grumbullimi filloi te sheshi Skëndërbej rreth orës 18:00, sakaq marshimi drejt Kryeministrisë vijoi 45 minuta më vonë.
Qytetarët kishin dhe banerat që nuk mungojnë në çdo protestë: Edi Rama dorëhiqu! Albania is not for sale! Shqipëri e re.







