Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Metalurgjiku i Elbasanit nxirret në shitje me tender për zonë industriale

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Metalurgjiku i Elbasanit nxirret në shitje me tender për zonë industriale
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka miratuar një vendim, i cili ngarkon Koroporatën e Investimeve Shqiptare për transformimin e zonës së ish-kombinatit Metalurgjik në qytetin e Elbasanit. Vendimi i hap rrugë nxjerrjes së zonës së madhe të Metalurgjikut në tender përmes bashkëpunimit me privatët për realizimin e projekteve strategjike të investimit.

Korporata e Investimeve Shqiptare, do të ndërmarrë të gjithë masat për konsolidimin e pronës shtetërore, duke përfshirë bashkëpunimin me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, shoqëritë shtetërore dhe subjektet private për sqarimin e statusit juridik të pronave.

Paralelisht, do të hartohet një plan i detajuar qendror zhvillimi dhe një projekt konkret për zhvillimin e zonës, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

Afatet për përgjigjet nga institucionet përkatëse janë përcaktuar me 5 ditë nga marrja e kërkesës zyrtare nga KISH, ndërkohë që Ministria e Ekonomisë do të monitorojë dhe vlerësojë ecurinë e përmbushjes së detyrave.

Kjo nismë vjen në një moment kur qeveria shqiptare është e fokusuar në aktivizimin e pronave publike për të nxitur zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës dhe tërheqjen e investimeve të huaja dhe vendase në sektorë prioritarë.

Zona e ish-Kombinatit Metalurgjik përfaqëson një hapësirë strategjike, me potencial të konsiderueshëm për zhvillim industrial, logjistik dhe teknologjik.

Ndërkohë gjatë fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama premtoi se metalurgjiku do të bëhet së bashku me motoparkun, pika që do të bashkojë Tiranën dhe Elbasanin dhe do ta bëjë Elbasanin pjesë të metropolit të Shqipërisë në dekadat e ardhme, shkruan Kapital.al

“Qëllimi është të hyjmë në një fazë të re në transformimin e territorit të kombinatit metalurgjik në një park kombëtar industrial, i cili ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe për të cilin ne duam të mbështetemi në një aleancë me bizneset që janë këtu. Jo vetëm për zgjerimin tuaj, por edhe për të ndërtuar një koncept të ri në administratën e jetës së përditshme të këtij territori. Ne kemi angazhuar një numër të konsiderueshëm arkitektësh të huaj dhe vendas, ndër më të mirët, për të zbatuar masterplanin,” tha Rama

Tags: elbasanqeveriatender
Previous Post

Mbante kallash dhe pistoletë në banesë/ Arrestohet 30-vjeçari në Maminas, në kërkim babai i tij

Next Post

ORTI/ Kadri Mëhalla i “zhyt” të gjithë, 4 mln euro kredi te Raiffeisen, 2.3 mln euro te tatimet, të gjitha të pashlyera

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026
Tensione në protestën e 19 tetorit, fishekzjarrë drejt selisë së PS-së dhe policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Tensione në protestën e 19 tetorit, fishekzjarrë drejt selisë së PS-së dhe policia përgjigjet me gaz lotsjellës

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al