Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

ORTI/ Kadri Mëhalla i “zhyt” të gjithë, 4 mln euro kredi te Raiffeisen, 2.3 mln euro te tatimet, të gjitha të pashlyera

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
ORTI/ Kadri Mëhalla i “zhyt” të gjithë, 4 mln euro kredi te Raiffeisen, 2.3 mln euro te tatimet, të gjitha të pashlyera
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Elbasanit ka shpallur zyrtarisht falimentimin e kompanisë “Orti” sh.p.k., me seli në Elbasan, pas kërkesës së depozituar nga Raiffeisen Bank. Kompania rezulton të ketë lënë pas një zinxhir borxhesh të pashlyera që kapin vlerën e miliona eurove, duke fundosur banka, institucione publike dhe mbi 40 biznese private.

Raiffeisen Bank është kreditori më i dëmtuar në këtë proces. Sipas vendimit të gjykatës, “Orti” kishte marrë në vitin 2015 një kredi në vlerën prej 4 milionë eurosh, të cilën nuk e ka shlyer.

Menjëherë pas bankës, në listën e borxhlinjve renditet administrata tatimore, ndaj së cilës kompania ka detyrime të papaguara prej 2.3 milionë eurosh për tatim fitimi, TVSH dhe sigurime shoqërore.

Edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike rezulton ndër kreditorët, me rreth 500 mijë euro borxh për fatura të papaguara energjie, shkruan Kapitali.al.

Sipas raportit të paraqitur nga administratori i falimentit, kompania u ka borxh të paktën 40 bizneseve të tjera private, kryesisht furnitorë dhe nënkontraktorë. Përplasjet midis kreditorëve për të siguruar ekzekutimin e aseteve të mbetura janë shtuar, për shkak të urdhrave të shumtë përmbarimorë dhe mungesës së mjeteve të mjaftueshme për të mbuluar detyrimet.

Gjykata ka caktuar znj. Aida Nuri si administratore të procesit të falimentit dhe u ka dhënë kreditorëve një afat 45-ditor për të paraqitur zyrtarisht pretendimet e tyre.

E themeluar në vitin 2006 nga Kadri Mehallan, “Orti” sh.p.k. ka ushtruar aktivitet deri në vitin 2018, kur kaloi në status pasiv. Sot, ajo përfaqëson një nga rastet më të rënda të kolapsit financiar të një kompanie në Shqipëri, me një trashëgimi të madhe borxhesh dhe kreditorësh të pambuluar.

Tags: elbasanOrtiqendra orti
Previous Post

Metalurgjiku i Elbasanit nxirret në shitje me tender për zonë industriale

Next Post

Rimbursimi në letër, shpenzime nga xhepi! Realiteti i diabetikëve shqiptarë

Next Post
Rimbursimi në letër, shpenzime nga xhepi! Realiteti i diabetikëve shqiptarë

Rimbursimi në letër, shpenzime nga xhepi! Realiteti i diabetikëve shqiptarë

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al