Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Me rastin e festave të fundvitit, Policia ‘lum’ gjobash në Tiranë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Me rastin e festave të fundvitit, Policia ‘lum’ gjobash në Tiranë

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 90

0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Policia Rrugore e Tiranës u ka bërë dhuratë qytetarëve me rastin e festave të fundvitit duke gjobitur  4 744 qytetarë që përdorin automjetet.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit, që në hyrje thuhet se me rastin e festave të fundvitit janë shtuar kontrollet.

Ndërkohë, teksa policia duket e zënë me plotësimin e gjobave, ka harruar faktin se qytetarët shpesh janë të detyruar të presin me orë të tëra në trafik, në një kryeqytet ku kaoset e qarkullimit janë të përditshme dhe jo sezonale.

Policia flet me shifra për gjobat e vendosura në emër të parandalimit të aksidenteve, por shifrat e aksidenteve mbeten të larta. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, vetëm gjatë vitit 2025 janë raportuar:

Janar 2025: 125 aksidente rrugore

Maj 2025: 116 aksidente

Qershor 2025: 107 aksidente

Korrik 2025: 131 aksidente

Gusht 2025: 159 aksidente

Shtator 2025: 102 aksidente

Tetor 2025: 116 aksidente

Pra, aksidentet ndodhin gjatë gjithë vitit, jo vetëm në prag festash, çka tregon se policia, në vend që të kufizohet te “aksionet” me breshëri gjobash në fundvit, duhet të kuptojë se siguria rrugore nuk parandalohet me fletë-gjobë sezonale.

Njoftimi i policisë

Gjatë javës që kaloi dhe gjatë kësaj fundjave, shërbimet e Policisë Rrugore, me rastin e afrimit të festave të fundvitit dhe shtimit të fluksit të lëvizjes, kanë intensifikuar kontrollet dhe patrullimet në të gjitha akset dhe pikat lidhëse të kryeqytetit, me objektivat madhorë, parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Si rezultat i pranisë shtesë dhe përdorimit të pajisjeve logjistike bashkëkohore, janë konstatuar shkelje rrugore të rrezikshme, për të cilat janë vënë masat administrative si më poshtë:

Qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara – 1838 masa;

Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit – 1207 masa;

Mosvendosje e rripit të sigurimit – 722 masa;

Mosvendosje e kaskës mbrojtëse – 653 masa;

Mosrespektim i radhës së qarkullimit – 250 masa;

Parakalim i gabuar – 74 masa.

Më tej, për shkelje të rënda të Kodit Rrugor dhe për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor:

janë arrestuar/proceduar penalisht 32 shtetas;

janë bllokuar 53 automjete.

Policia Rrugore apelon sërish, për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit, si një kontribut i përbashkët dhe tejet i rëndësishëm për garantimin e sigurisë rrugore dhe për mbrojtjen e jetës.

Previous Post

Opozita ‘zbret’ në shesh, forcat e Rendit, “Shqiponjat” dhe agjentë civilë në gatishmëri

Next Post

Mungesa dhe probleme sigurie/ Shoqata e Gjyqtarëve alarmon KLGJ-në për gjendjen e drejtësisë

Next Post
Mungesa dhe probleme sigurie/ Shoqata e Gjyqtarëve alarmon KLGJ-në për gjendjen e drejtësisë

Mungesa dhe probleme sigurie/ Shoqata e Gjyqtarëve alarmon KLGJ-në për gjendjen e drejtësisë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

November 6, 2026
Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al