Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar në mbështetje të studentëve që po protestojnë sot para Ministrisë së Arsimit, ku policia kreu dhjetëra shoqërime dhe shpërndau të rinjtë me ujëhedhës.
“Mos i prekni studentët” thuhet në reagimin e deputetes Koçeku, bashkangjitur me pamje nga ndërhyrja e furishme e policisë me ujëhedhës dhe shtyrjen e protestuesve në një zonë më larg ministrisë së Arsimit.
Protesta nisi rreth orës 14:00, kur studentë dhe qytetarë të shumtë u mblodhën se bashku duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe realizimin e një sërë kërkesash.
Tubimi përshkallëzoi në goditjen e Ministrisë së Arsimit me vezë, gurë dhe sende të tjera, duke shkaktuar kështu disa shoqërime të aktivistëve e studentëve nga blutë.







