Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Maratona e Tiranës më 18-19 tetor, ja rrugët që do të bllokohen

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Maratona e Tiranës më 18-19 tetor, ja rrugët që do të bllokohen
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Maratona e Tiranës rikthehet më 19 tetor me edicionin e nëntë.

Me rastin e këtij aktiviteti që do të shtrihet në rrugët kryesore të qytetit, Bashkia dhe Policia kanë parashikuar kufizime në qarkullimin e automjeteve nga ora 08:00 deri në 16:00, në rrugët kryesore të qytetit.

Ndërkohë, më 18 tetor, mbahet aktiviteti “Maratona Fan Run” nga ora 09:00 deri në 11:00, duke filluar nga sheshi “Nënë Tereza” deri te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Plani i plotë i masave të hartuara nga Bashkia e Tiranës:

1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Maratona Fan Run”, të organizuar nga Bashkia Tiranë, duke filluar nga sheshi “Nënë Tereza” dhe vijuar deri në fundin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në krah me instalacionin “Reja”, në datën 18.10.2025 nga ora 09:00 deri në orën 11:00.
1.1. Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet si më poshtë:
– Në rrugët “Lek Dukagjini”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl Frashëri” dhe rruga “Papa Gjon Pali II”.
Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Abdyl Frashëri” me dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
– Në kryqëzimin e bulevardit “Bajram Curri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.
– Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.
Në kryqëzimin e rrugës “Ismail Qemali” me rrugën “Papa Gjon Pali II”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Ismail Qemali” me dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
1.2. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjës urbane do të pezullohet përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Nënë Tereza”, sikurse në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, si më poshtë:
– Linja Nr. 1/A “Selitë Kristal Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe I/B “Kodra e Diellit 2- Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon te sheshi “Willson” për të vazhduar në kthim në rrugët “Sami Frashëri” “Myslym Shyri” “Ibrahim Rugova” bulevardi “Gjergj Fishta”, kurse pjesa tjetër e itinerarit te kryqëzimi i Ministrisë së Drejtësisë.
– Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.
– Linja Nr. 3 “Kashar – Yzberisht – Qendër” devijon te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe tek Kafe “Flora” – rruga “Mine Peza” – mrruga e “Durrësit”.
– Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon nga sheshi “Karl Topia” – “Zogu I” -rruga “Fortuzi” – ruga e “Durrësit”.
– Linja Nr. 5/B “Institut – Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia” – bulevardin “Zogu I”- rruga “Fortuzi” – rruga e “Durrësit”.
– Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” – rrugën “Ismail Qemali” – bulevardin “Bajram Curri” – rruga e “Elbasanit”.
– Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – rruga “Jordan Misja” devijon në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit”- rrugën “Ismail Qemali” – rrugën “Papa Gjon Pali II” – bulevardi “Bajram Curri” – rruga e “Elbasanit” dhe pjesa tjetër e itinerarit bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”.
– Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit” dhe pjesa tjetër te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë).
– Linja 10/B “Qendër – Mihal Grameno -Qendër” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.
– Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon në kthim te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër bulevardi “Zogu I” – Rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”.
– Linja 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon në kthim te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” rruga “Mine Peza” – Unazë – rruga “5 Maji”.
– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” sipas sensit orar të devijohet në kryqëzimin me rrugën “Myslym Shyri” drejt “Librit Universitar” në kthim te sheshi “Willson”.
-Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio” të devijojë te rruga e ““Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt (mbrapa TOВ).
– Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt” të devijojë te ura e rrugës së “Elbasanit” dhe ura e rrugës “Sami Frashëri”.
1.3. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërm.
2. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Maratona e Tiranës 2025”, në datën 19.10.2025 nga ora 08:00 deri në orën 16:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë:
– Në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombiť”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit”, rruga “George W. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardin “Zog I”, bulevardin “Bulevardi i Ri”, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga e “Durrësit”, rruga e “Kavajës”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës Tiranë deri te ura Taiwan, bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te ura Taiwan, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”.
2.1.Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet sipas planit të lëvizjes bashkëlidhur kësaj urdhërese, si më poshtë vijon:
– Në Unazën e Mesme përveç segmentit ura e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri tek Rruga e “Elbasanit”, rruga “Luigj Gurakuqi”, ruga e “Dibrës”, rruga e “Barrikadave”, rruga “Mine Peza”, rruga e “Kavajës” nga ura te shkolla teknologjike deri te kryqëzimí “21 Dhjetori. ruga “Vaso Pasha”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri te rruga “Sami Frashëri”, ruga “Abdyl Frashëri” nga kryqëzimi me sheshin “Willson” deri te rruga “Vaso Pasha”.
Në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” dhe bulevardin “Zhan D’Ark” me drejtime te detyruara përkatësisht djathtas dhe majtas.
Në kryqëzimin e rrugës së “Barrikadave” me rrugën e “Dibrës”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e “Unazës së Vogël” me dalje në bulevardin “Zogu I”.
Në kryqëzimin e bulevardit “Zogu l” me rugën “Fortuzi”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit.
– Në rrugën “Mine Peza”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Durrësit”.
– Në kryqëzimin “21 Dhjetori”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Kavajës”.
– Në rrugën “Myslym Shyri” me rrugën “Sami Frashëri”, drejtim i detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Myslym Shyri” në dalje me unazën.
Në kryqëzimin “Vasil Shanto”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit qarkullimit në segmentin e bulevardit “Bajram Curri”.
– Në kryqëzimin e rrugës “Pjetër Bogdani” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Pjetër Bogdani” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
– Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Vaso Pasha” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
Në kryqëzimin e rrugës “Adem Jashari”, drejtim të detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
2.2.Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
-Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2- Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” pezullohet përkohësisht.
– Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.
– Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht-Qendër” devijon te kryqëzimi “21 Djetori” dhe tek sheshi “Karl Topia”.
– Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon tek sheshi “Karl Topia”.
Linja Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Qendër” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.
– Linja Nr. 5 /B “Institut – Qendër” devijon në sheshin “Karl Topia”.
Linja Nr. 6 “Laprakë” devijon në bulevardin “Zogu I”
– Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon te rruga e “Elbasanit” rrethrotullimi “Qyteti Studenti”.
Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” pezullohet përkohësisht.
– Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.
– Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon te kryqëzimi “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e më tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.
– Linja 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon nga “Zogu I” te kryqëzimi “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e me tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.
– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “Willson” dhe pjesa tjetër te sheshi “Karl Topia”.
– Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio” të devijojë te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjollesha” (kryqëzimi “21 Dhjetori”) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt (mbrapa ТОВ).
– Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt” pezullohet përkohësisht.
2.3. Ndalohet qarkullimi i automjeteve për transport të përzier, Teknologjike dhe Transport pasagjeresh (përveç mjeteve të transportit urban qytetas) në brendësi të unazës së madhe në datë 19.10.2025 nga ora 08.00 — 16.00.
2.4.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërm.

Previous Post

Si Arlinda Pogaj e OBP skualifikoi 13 kompani për t’i dhënë tenderin “Inerti shpk”/ Lidhjet me Veliajn

Next Post

Stuhitë në Meksikë lënë 66 të vdekur dhe 75 persona të zhdukur

Next Post
Stuhitë në Meksikë lënë 66 të vdekur dhe 75 persona të zhdukur

Stuhitë në Meksikë lënë 66 të vdekur dhe 75 persona të zhdukur

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al