Prokuroria e Posaçme ka kërkuar konfiskimin e pasurive të sekuestruara ndaj dy anëtarëve të një organizate kriminale.
Sipas SPAK, pasuritë i përkasin shtetasve Jusel Mici dhe Mendim Domi.
Konkretisht, janë sekuestruar apartamente, garazhe, automjete luksoze, llogari bankare, totali i të cilave arrin në 1,976, 870 euro dhe 9,330,062 lekë.
Pasuritë për të cilat kërkohet konfiskimi:
Apartamente dhe njësi banimi në Tiranë;
Njësi shërbimi me sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e Bulevardit të Ri;
Vila në Gjirin e Lalzit dhe në komplekse turistike rezidenciale;
Sipërfaqe toke (arë) në zonat Mazrek, Kashar dhe Sauk;
Garazhe në Njësinë Administrative nr. 9, Tiranë;
Automjete të markave BMË dhe Audi;
Kuota pjesëmarrjeje në shoqërinë tregtare “SUPER FOODS” sh.p.k.;
Llogari bankare në Union Bank me balanca në euro dhe lekë.








