Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mafia shqiptare ‘shtrihet’ edhe në Peru, rruga e re e trafikut të kokainës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Mafia shqiptare ‘shtrihet’ edhe në Peru, rruga e re e trafikut të kokainës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet në Peru kanë zbuluar shtrirjen e mafies shqiptare të drogës në territorin e tyre, duke përdorur kryeqytetin Lima dhe portin e Callao si pika strategjike për trafikun ndërkombëtar të kokainës drejt Evropës.

Sipas mediave të huaja, zbulimi vjen nga një hetim i publikuar në emisionin “Panorama” të Panamericana Televisión, ku evidentohet se klanet shqiptare kanë krijuar lidhje të forta me grupet kriminale vendase dhe kanë konsoliduar një rrjet të strukturuar trafiku.

Në qendër të skemës rezulton Maglent Dybeli, një shtetas me disa nënshtetësi dhe njohës i disa gjuhëve të huaja, i cili dyshohet se drejtonte operacionin. Sipas hetimeve, ai kishte ndërtuar një strukturë të mirëorganizuar për dërgimin e kokainës drejt tregjeve evropiane, kryesisht në Gjermani dhe Holandë.

Droga kamuflohej në kontejnerë me produkte deti si peshk dhe kallamar gjigant, si dhe në tulla, metoda që synonin shmangien e kontrolleve doganore. Regjistrimet audiovizuale të siguruara nga hetuesit tregojnë detaje të qarta të mënyrës së fshehjes dhe transportimit të lëndës narkotike.

Sipas hetimeve, kokaina shënohej me simbole si ylli dhe delfini për të garantuar cilësinë dhe origjinën, përpara se të dërgohej drejt Evropës. Një nga destinacionet kryesore ishte porti i Hamburg, ku rrjeti shqiptar dyshohet se kontrollonte shpërndarjen e mëtejshme.

Gjatë operacioneve policore në zona si Callao, Comas dhe Los Olivos, autoritetet sekuestruan dhjetëra pako droge, pajisje komunikimi dhe dokumente të falsifikuara. Në banesën e Dybelit u gjetën gjithashtu pasaporta dhe materiale që dëshmojnë shtrirjen ndërkombëtare të organizatës.

Provat e siguruara nga pajisjet elektronike përfshijnë komunikime të brendshme dhe gjurmë të dërgesave të mëparshme. Ndërkohë, ndaj Dybelit dhe bashkëpunëtorëve të tij është vendosur masa e paraburgimit prej 18 muajsh, ndërsa hetimet vijojnë për të zbërthyer plotësisht rrjetin dhe lidhjet e tij ndërkombëtare.

Previous Post

Irani konfirmon vdekjen e komandantit të marinës së Gardës Revolucionare

Next Post

Vaji i ullirit i kontaminuar përhapet në tregun shqiptar! AKU në gjumë

Next Post
Vaji i ullirit i kontaminuar përhapet në tregun shqiptar! AKU në gjumë

Vaji i ullirit i kontaminuar përhapet në tregun shqiptar! AKU në gjumë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al