Monday, September 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Loja” e Wizz Air me pagesat cash/ 60 € për një çantë krahu, dy fatura të ndryshme për të njëjtin bagazh

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Loja” e Wizz Air me pagesat cash/ 60 € për një çantë krahu, dy fatura të ndryshme për të njëjtin bagazh
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“Wizz Air” njihet si një nga kompanitë me çmime ekonomike, por nuk janë të pakta rastet kur pasagjerët “suprizohen” në momentet e fundit para fluturimit.

Në televizionin Ora News ka mbërritur një denoncim në lidhje me këtë  kompani. Një qytetar ka paguar biletën në Wizz Air e cila përfshinte një çante krahu. Pak para fluturimit në aeroportin Charleroi të Brukselit, është përballur me një situatë të cilën e cilëson si skandaloze.

“Nga stafi i Wizz m’u kërkua ta vendosë çantën te “masa”. Edhe pse çanta u fut brenda strukturës metalike m’u kërkua të paguaj 60 euro. Situatë kjo plotësisht skandaloze! Me anë të një emaili i kam kërkuar kompanisë të kthejë  kamerat e  sigurisë së aeroportit për të vërtetuar që çdo gjë ka ndodhur pikërisht kështu.

Edhe pse ishte e padrejte qe te paguaja 60 euro për një çantë krahu, për të mos humbur fluturimin kam kërkuar që ta bëjë pagesën me kartë. Kërkesa ime nuk u mor parasysh, por më është kërkuar që pagesën ta bëjë me para në dorë. Kam paguar cash 60 euro dhe me është dhënë dorazi kjo faturë që po ju dërgoj.”

Siç mund ta shihni qartë te kjo fature mungon emri i agjentit te biletës mungon edhe firma e tij. Mungon njëkohësisht edhe vula e cila i jep vlerë ligjore këtij dokumenti.

Për këtë situatë është vënë në dijeni me anë të një e-maili selia qendrore e Wizz Air në Hungari edhe ajo në Shqipëri. Kësaj kompani i janë drejtuar disa pyetje:

Pse Wizz Air refuzon pagesën me kartë krediti?

Mos pranimi i pagesës me kartë krediti është në politikat e Wizz Air, apo është abuzim nga ana Agjentit të biletës?

A mund të cilësohet e vlefshme një faturë pagese, e cila nuk ka emër, mbiemër, firmën e personit që ka marre pagesën?

Nëse po, deklarohen te organet tatimore pagesat që i merren “cash” udhëtarëve?

Katër ditë pas  këtij emaili dhe 10 dite pas fluturimit, kompania detyrohet të kthejë përgjigje, dhe përgjigjja e  vetme është kjo fature.

Këtu specifikohet se pagesa e bërë nga pasagjeri është 50 euro, por  kjo shumë nuk është reale, sepse pagesa e  kryer është nuk është 50 por 60 euro siç shihet qartë te fatura e dhënë dorazi.

Denoncuesi thekson se nuk është rasti i vetëm i kësaj situate, por ishin me dhjetëra qytetarë  shqiptarë që i kërkohej të paguanin “cash” për çantat e shpinës dhe nëse pagesa refuzohej mund te humbisnin fluturimin.

Pyetja që duhet të marrë përgjigje është se si mundet që për të njëjtin bagazh të jepen 2 fatura  me vlerë te ndryshme.

Nëse “Wizz Air” deklaron të ardhurat dhe tatohet në bazë të tyre, pse refuzon pagesat e udhëtarëve me kartë krediti?

Ka ardhur koha që trajtimi pa dinjitet i pasagjereve dhe abuzimi me to të marrë fund.

/Ora News

Previous Post

SPAK dërgon për gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro dhe dy ish-drejtorë

Next Post

Kacafytje te partia e Likes për 7 vende te lista e PD, grupi i Monës jashtë loje, Bilushi: Meta do t’i prijë betejës nga qelia

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

September 6, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al