Monday, September 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kacafytje te partia e Likes për 7 vende te lista e PD, grupi i Monës jashtë loje, Bilushi: Meta do t’i prijë betejës nga qelia

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Kacafytje te partia e Likes për 7 vende te lista e PD, grupi i Monës jashtë loje, Bilushi: Meta do t’i prijë betejës nga qelia
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Brenda çetës së hajdutëve e zvarranikëve që kanë mbetur në Partinë e Lirisë, kanë në nisur kacafytjet, për t’u bërë deputetë, nëpërmjet vendeve të sigurta që do t’i dhurojë PD-ja, por dhe për të qenë te lista e kësaj partie.

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka deklarur se Partia e Lirisë është në koalicion me PD-në, prandaj, në listën e mbyllur, do kenë vende të sigurta personat që do t’i caktojë Ilir Meta nga burgu.

Sipas informacionit, mes Sali Berishës e Ilir Metës, është mbyllur pazari, që 7 emra nga Partia e Lirisë, të jenë në listën e PD-së, duke bërë automatikisht deputetë edhe pa marrë asnjë votë, sepse kështu e përcakton formula e 30 përqindëshit në Kodin Zgjedhor.

Pazari për të futur 7 deputetë të partisë së Ilir Metës në listën e partisë së Sali Berishës, është firmosur si ndarje llokmash, në takimin që bënë dy Sekretaët e Përgjithshëm të PD-ës e PL-ës, Flamur Noka e Tedi Blushi, i njohur si Bilushi i Metës, i cili tha sot se Likja do t’i prijë betejës elektorale nga qelia ku e futi Altin Dumani.

Me këtë pazar, përveçse garantohet që Partia e Lirsë të mos mbetet jashtë parlamentit të ardhshëm, dhe synohet të dalë nga burgu Ilir Meta, është menduar që kjo parti të ketë minimalisht 7 deputetë, me qëllim që të krijojë grup parlamentar.

Ndër shtatë emrat e Partisë së Lirisë në listën e PD-ës, do jenë kryetari Ilir Meta e Sekretari Tedi Blushi, ndërsa për 5 vendet e tjera ka nisur kacafytja brenda kryesisë, ku secili prej tyre kërkon të jetë në vendet e sigurta të PD-ës.

Por kryesia e Partisë së Lirisë ka 45 anëtarë, ndërsa Sali Berisha ka ofuar 7 vende të sigurtë, gjë që ka futur ethet, ka nxitur stërkembëshat e ka rritur pazaret edhe brenda Partisë së Ilir Metës.

Grupi i Monës nuk do të përfshihet në listë. Më favoritë, janë ish-ministrat e ish-drejtorët hajdutë dhe biznesmenët, që i kanë çuar thasët me miliona Ilir Metës dhe i kanë fshehur pasuritë e bizneset, por edhe këta janë detyruar të bëjnë garë milionash te kryetari burgaxhi, për të garantuar vendet në listë.

Dy emrat e sigurtë në listën e PD-së, do jenë Ilir Meta e Tedi Blushi, ndërsa për 5 vendet e tjerë po kacafyten Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti, Agim Nesho, Kejdi Mehmetaj, Silva Caka, Petraq Milo, Lefter Maliqi, biznesmeni Muharrem Berisha, Viktor Tushaj, Besnik Jakaj, Faik Bashaj, Brisida Shehaj, Ardit Çela, Miranda Rira e 30 të tjerë.

Por do jenë vetëm 5 prej tyre e do t’i caktojë Ilir Meta, në vartësi të kontributeve që kanë dhënë për vjedhjet dhe pasurimin e familjes së tij, ku favoritë janë Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti e Viktor Tushaj, ndërsa Petraq Milo mund të jetë në listën e PD-ës si “demokrat”, mbasi ka qenë këshilltar i Sali Berishës.

Sipas informacinait, 7 emrat e Partisë së Lirsë në listat e PD-ës, do jenë brenda 12 emrave të sigurtë në Tirana, 5 emrave të sigurtë në Durrës, 5 emrave të sigurtë në Elbasan, 5 emrave të sigurtë në Fier, 5 emrave të sigurtë të Vlorës dhe 3 emrave të sigurtë në Korçës.

Në betejën për të siguruar një vend te listat e Partisë së Lirisë, janë dhe shumë të tjerë, të cilëve u është premuar kandidimi, por duhet të sigurojnë vota për vete e për partinë; duke menduar se do marrin vota si në kohën kur LSI në pushtet me PD-ën e PS-ën, kishte mijëra vende pune në Kuvend, nëpër ministri, bashki e drejtori dhe jepnin tenderë, koncesione, licenca, leje ndërtimi, pasuri e blinin vota me lekë në dorë./Pamfleti

Previous Post

“Loja” e Wizz Air me pagesat cash/ 60 € për një çantë krahu, dy fatura të ndryshme për të njëjtin bagazh

Next Post

Goditet një rrjet p*ostitucioni në Vlorë, shpallet në kërkim një ukrainase

Next Post
Goditet një rrjet p*ostitucioni në Vlorë, shpallet në kërkim një ukrainase

Goditet një rrjet p*ostitucioni në Vlorë, shpallet në kërkim një ukrainase

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

September 6, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al