Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Largimet e padrejta nga administrata, vendimet e gjykatave mbetën zvarrë

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Largimet e padrejta nga administrata, vendimet e gjykatave mbetën zvarrë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht se gjatë vitit 2024 kishte 1760 pozicione të lira në shërbimin civil, vendimet e formës së prerë të gjykatave që kërkojnë rikthimin në punë të 134 personave nuk arritën të respektoheshin.

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil raportoi se institucionet dhe njësitë përgjegjëse kanë pasur hapësira për të sistemuar këta punonjës në pozicion të rregullt por kjo nuk ka ndodhur.

“Në momentin e verifikimit në subjekt kanë rezultuar të paekzekutuara 134 vendime gjyqësore të formës së prerë. Pa dyshim që një vonesë në ekzekutimin e një vendimi mund të justifikohet në rrethana të veçanta, por vonesa nuk mund të jetë deri në atë shkallë sa të dëmtojë thelbin e së drejtës.

Ligji parashikon se afati për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor të formës së prerë është deri në një vit dhe llogaritja e këtij afati fillon nga momenti i komunikimit të titullit ekzekutiv, deri në zbatimin e të gjitha urdhërimeve të vendimit gjyqësor të formës së prerë” thuhet në raport.

Komisioneri gjykon se një situatë si kjo duhet të ndërgjegjësojë institucionet për pasojat që ka zvarritja e vendimeve të gjykatave që kanë marrë formë të prerë pasi dëmi financiar që i shkaktohet buxhetit të shtetit është i konsiderueshëm. Në kushtet aktuale, punonjësit po paguhen por nuk ofrojnë shërbime.

“Në këtë kuptim, një realizim i plotë i detyrimit është jo vetëm në favor të kreditorit për të realizuar të drejtën e tij të fituar nga një vendim gjyqësor, por i shërben edhe administrimit sa më të mirë të buxhetit të shtetit” nënvizon Komisioneri.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i përgjithshëm i vendimeve gjyqësore të formës së prerë të mbartura deri në fund të vitit 2024 është 189 raste. Rezulton se, për periudhën 03.01.2023 deri në 31.12.2024, institucionet e administratës shtetërore kanë mundur të ekzekutojnë vetëm 55 vendime ose 29.1 % të rasteve.

Duke analizuar të dhënat e administruara, rezulton se, gjatë periudhës 2023-2024, nga 116 institucione të administratës shtetërore të mbikëqyrura, kanë pasur detyrimin për të ekzekutuar vendime gjyqësore të formës së prerë 18 prej tyre, ku bëjnë pjesë 10 ministri dhe 8 institucione varësie, ndërsa 98 institucionet e tjera, kanë raportuar se nuk kanë vendime gjyqësore për ekzekutim./ Monitor

Previous Post

Zbardhet sherri në Tiranë, 8 të arrestuar, i plagosuri u godit me qytën e pistoletës

Next Post

‘Washington Examiner’: Krijimi i Shtetit Bektashi, lëvizje e Ramës për të kundërshtuar imazhin e tij të dobët

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al