Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për zhdukjen dhe vrasjen e dyshuar të Eglant Koçit, 34-vjeçarit që humbi kontaktet me familjen më 4 qershor dhe për të cilin autoritetet dyshojnë se është vrarë nga shoku i tij, Armando Shakaj.

Në foto, shfaqet automjeti tip “Porsche”, me të cilin hetuesit dyshojnë se është transportuar trupi i të riut pas krimit.

Sipas hetimeve paraprake, makina ka qenë e parkuar jashtë pallatit në bulevardin “Zhan D’Ark”, ku Koçi shkoi për të takuar Shakajn në mëngjesin e 4 qershorit.

Sipas burimeve hetimore, 34-vjeçari është filmuar nga kamerat e sigurisë duke hyrë në godinë, por nuk është parë më duke dalë prej saj. Brenda ambienteve ku dyshohet se ndodhi krimi, policia ka gjetur gjurmë gjaku dhe mbetje biologjike që pritet të shërbejnë si prova të rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes.

Hetimet kanë ngritur dyshime se pas krimit, Armando Shakaj ka ndërmarrë veprime për të fshehur gjurmët. Ai dyshohet se ka shkëputur kamerat e sigurisë në korridoret e godinës dhe më pas ka urdhëruar kamerierin e lokalit të tij, Enea Zyferin, të ndërpriste energjinë elektrike, me qëllim që të mos regjistrohej momenti i transportimit të trupit drejt automjetit.

Ndërkohë, kërkimet për gjetjen e trupit të Eglant Koçit vijojnë intensivisht. Policia e Tiranës, e mbështetur edhe nga një ekip special nga Kosova, po zhvillon kontrolle në disa zona të kryeqytetit, përfshirë Pëllumbasin dhe Qafë Mollën, si edhe në disa fshatra të Elbasanit.

Sipas autoriteteve, një strukturë e posaçme e Krimeve të Rënda është angazhuar në operacionin e kërkimit, i cili është fokusuar kryesisht në zonat kufitare mes Tiranës dhe Elbasanit.

Previous Post

Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat

Next Post

Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen

Next Post
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen

Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al