Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kush po iu vë flakën landfilleve në Shqipëri?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Kush po iu vë flakën landfilleve në Shqipëri?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prej më shumë se 24 orësh, flakët, tymi dhe era e rëndë në Bushat të Shkodrës kanë rikthyer edhe një herë problemin e zjarreve në landfille të tejmbushura me mbetje.

Përveç situatës alarmante për shëndetin dhe mjedisin që sjellin zjarre të tilla, rastet e përsëritura po rrezikojnë të shihen si një “zgjidhje”.

Ato shpërthejnë çdo vit, shpesh në të njëjtat vende, duke çliruar tym toksik, duke rrezikuar shëndetin e banorëve dhe duke nxjerrë në pah dështimet në menaxhimin e mbetjeve urbane.

Në Shkodër, flakët përfshinë sipërfaqe të mëdha mbetjesh, ndërsa tymi i dendur u përhap në zonat përreth. Forcat zjarrfikëse nga disa bashki u angazhuan për të vënë nën kontroll situatën.

Por rastet janë të përsëritura edhe në:

Elbasan, ku landfilli është kthyer në simbol të krizës së mbetjeve në vend.

Në verën e vitit 2025, një zjarr masiv përfshiu landfillin dhe zgjati për afro një javë. Flakët u përhapën në thellësi të shtresave të mbetjeve, duke e bërë të vështirë shuarjen, ndërsa tymi toksik mbuloi qytetin për ditë me radhë. Banorët raportuan vështirësi në frymëmarrje, ndërsa ekspertët ngritën alarmin për rritjen e ndotjes së ajrit në nivele të rrezikshme.

Për ditë të tëra, jetesa në qytet u bë e vështirë. Por ajo që e bën rastin e Elbasanit edhe më shqetësues është përsëritja. Djegiet nuk janë incidente të rralla, por ndodhin herë pas here, shpesh të lidhura me mbingarkesën e landfillit dhe mosfunksionimin efektiv të inceneratorit. Në disa raste, dyshohet se zjarret janë të qëllimshme, të përdorura si një mënyrë për të reduktuar volumin e mbetjeve dhe për të krijuar hapësirë për depozitime të reja.

Në Vlorë, situata paraqet të njëjtin model shqetësues. Landfilli i qytetit është përfshirë disa herë nga flakët gjatë viteve të fundit, me episode të përsëritura thuajse çdo sezon.

Në nëntor 2024, një tjetër zjarr u raportua në këtë landfill: tym i dendur, ndërhyrje e zjarrfikësve dhe shqetësim i banorëve. Raportimet tregojnë se djegia e mbetjeve në këtë zonë ndodh disa herë në vit, çka e bën të qartë se nuk kemi të bëjmë me aksidente të rastësishme, por me një problem të vazhdueshëm strukturor.

Në Vlorë, situata shpesh ka ndodhur në kulmin e sezonit turistik, duke sjellë edhe dëm në këtë sektor. Një tjetër landfill që ka pasur zjarre ka qenë ai i Orikumit, me të njëjtin skenar.

Në të gjitha rastet, një element është i përbashkët: Landfillet janë të mbingarkuara dhe shpesh jashtë standardeve të kërkuara. Mungesa e ndarjes në burim, riciklimit dhe trajtimit të duhur të mbetjeve krijon një presion të vazhdueshëm mbi këto hapësira, duke i kthyer ato në “bomba mjedisore” të gatshme për t’u ndezur në çdo moment.

Ekspertët e mjedisit paralajmërojnë se zjarret në landfille nuk janë thjesht problem menaxhimi, por edhe rrezik serioz për shëndetin publik. Djegia e mbetjeve çliron substanca të rrezikshme, përfshirë dioksina dhe gazra toksikë, të cilët mund të kenë efekte afatgjata në organizëm, duke rritur rrezikun për sëmundje respiratore dhe kancer.

Një tjetër problem mbetet reagimi institucional. Në shumicën e rasteve, ndërhyrja vjen pasi zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Mungesa e monitorimit të vazhdueshëm, e sistemeve parandaluese dhe e transparencës në menaxhimin e landfilleve e bën situatën edhe më të rëndë. Edhe kur zjarret shuhen, mungojnë hetimet për shkaqet dhe për autorët e tyre.

Ndërkohë, Shqipëria aspiron integrimin në Bashkimin Europian, ku standardet për menaxhimin e mbetjeve janë shumë më të rrepta. Politikat europiane kërkojnë reduktimin e depozitimit në landfill dhe rritjen e riciklimit, ndërsa djegia e pakontrolluar e mbetjeve konsiderohet një shkelje serioze mjedisore.

Rastet e përsëritura në Elbasan, Vlorë dhe Shkodër nuk janë thjesht kronika zjarresh, por dëshmi e qartë e një sistemi që nuk funksionon./ Denada Jushi, acqj.al

Previous Post

Tensionet në protestën e PD-së, eksperti: Spray i përdorur nga policia ndaj protestuesve dëmton shikimin

Next Post

Gratë me shami alarmuan prindërit/ Policia: Janë iraniane, por nuk përbëjnë rrezik për fëmijët

Next Post
Gratë me shami alarmuan prindërit/ Policia: Janë iraniane, por nuk përbëjnë rrezik për fëmijët

Gratë me shami alarmuan prindërit/ Policia: Janë iraniane, por nuk përbëjnë rrezik për fëmijët

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al