Policia e Tiranës ka ndëshkuar me gjoba 12 persona, të bllokuar trafikun e automjeteve gjatë tubimit të djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas njoftimit të uniformave blu, secili prej tyre është gjobitur me 5 mijë lekë, në bazë të Aktit Normativ nr. 5, datë 28 tetor 2026.
Autoritet bëjnë me dije se personat kanë penguar lëvizjen e automjeteve, edhe pas lajmeve të përsëritura nga megafonit për lirimin e rrugës.
Në përfundimin e procedurave ligjore, materialet janë referuar në Gjykatën për vijimin e procedurave ligjore.







