Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kush janë dy gjyqtaret që nuk i rezistuan dot grabitësit të kasafortave

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Kush janë dy gjyqtaret që nuk i rezistuan dot grabitësit të kasafortave
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse dikush kërkon provën më ulëritëse se sistemi ynë i drejtësisë jo vetëm që ka dështuar, por është kalbur nga korrupsioni deri në palcë, mjafton të shohë se si gjyqtaret si Adelajda Gjuzi dhe Arbana Selmanaj kanë ngritur një sistem ku togat e zeza mbrojnë krimin dhe tallen hapur me qytetarët, duke lënë më shpesh jashtë qelive vrasës dhe njerëz keqbërës sesa duke vënë drejtësi të vërtetë.

Agron Goxhaj (48 vjeç) dhe Andi Hasani (46 vjeç), dy emra me CV të pasur kriminale dhe të specializuar në vjedhje të profilit të lartë, janë dëshmia e gjallë se si dyert e gjykatave janë kthyer në sportel shërbimi për ata që paguajnë dhe shkelin çdo ligj, ndërkohë që drejtuesit e këtij pushteti gjyqësor vazhdojnë të prodhojnë pandëshkueshmëri.

Faturimi i rëndë i këtij sistemi të korruptuar flet qartë përmes emrave që vendosin në kurriz të sigurisë publike, ndërsa prokurorja Enkelejda Shana qëndron në hije dhe duke u fshehur pas fasadave ligjore ndërkohë që kriminelët fitojnë lirinë. Herën e parë ishte gjyqtarja Adelajda Gjuzi ajo që i fali lirinë nga divani i shtëpisë, ndërsa tani tek e dyta është gjyqtarja Arbana Selmanaj që merr stafetën, duke konfirmuar me vendim zyrtar në Vlorë se tradita e pazareve nuk prishet kurrë.

Pasi kishin terrorizuar një efektiv police në zonën e Porcelanit ku kishin grabitur kasafortën me para, bizhuteri dhe një pistoletë për t’i dhënë ngjyrë kriminale sipërmarrjes së tyre dhe pasi u kapën në flagrancë duke tentuar të hapnin një derë te lagjja “Bashkimi” në Vlorë, të pajisur me armatim dhe mjete të sofistikuara për bravat e kasafortat e nisura nga Tirana, dyshja mori shpërblimin e merituar të një drejtësie të korruptuar: sërish “Arrest shtëpie”.

Në logjikën e deformuar të sallave tona të gjyqit, ku korrupsioni mban jashtë qelive edhe vrasës e kriminelë serialë, nëse thyen masën e sigurisë duke dalë në terren për të grabitur me pistoleta në brez, ndëshkimi i vetëm është… t’i japësh sërish mundësinë ta provosh nga komoditeti i shtëpisë tënde.

Një ftesë e hapur dhe cinike nga Gjuzi te Selmanaj, mes pazarxhinjve të akuzës dhe gjykimit, e cila i jep letër të bardhë kriminalitetit të organizuar dhe dëshmon hapur se ky institucion më shumë ka lënë të lirë vrasës dhe njerëz keqbërës sesa ka vendosur ndonjëherë drejtësi të vërtetë.

Në Shqipëri, hajduti dhe krimineli nuk kanë më nevojë për amnisti; u mjafton një sistem drejtësie i korruptuar gjerësisht, ku prokurorë e gjyqtare ndërrojnë karriget por prodhojnë të njëjtin produkt skandaloz që liron recidivistët. Ndërkohë, qytetari i ndershëm mbyll dyert me trefish çelësa dhe përballet çdo ditë me cinizmin e vendimeve të një drejtësie që u urojnë autorëve: “Rrugë të mbarë për te turni i radhës dhe kujdes se mos ftoheni, se shteti i korruptuar ju ruan shtëpinë! JOQ

Tags: Adelajda GjuziAgron Goxhaj (Andi HasaniArbana Selmanaj
Previous Post

Të shtënat armë në jahtin luksoz, ndalohet biznesmeni Astrit Gjonpalaj dhe miku i tij shqiptaro-amerikan

Next Post

Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën!

Next Post
Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën!

Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën!

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëria e parafundit në Europë për shpenzimet e mbrojtjes sociale

Shqipëria e parafundit në Europë për shpenzimet e mbrojtjes sociale

November 6, 2026
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama u thotë: Më shkruani online

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama u thotë: Më shkruani online

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al