Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti ka humbur bashkëshortin e saj, Ladi Ndoja.
Lajmin e hidhur e ka publikuar vetë Hoti në rrjetet sociale.
Përmes një mesazhi emocionues, Hoti i dha lamtumirën njeriut të saj të zemrës, duke shprehur pikëllimin e thellë për këtë humbje të rëndë.
“U prehsh në paqe, i miri i zemrës time! Ladi im, shpirti im. Do na mungosh gjithë jetën“, shkruan deputetja në dedikimin e saj.

Ndërkohë, vëllai i të ndjerit, Aleksandër Ndoja, bëri të ditur se Ladi Ndoja ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë se vëllai ynë i dashur, Ladi Ndoja, u nda papritur nga jeta në moshën vetëm 46-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak. Një goditje e rëndë dhe e papritur për familjen tonë, që na ka lënë pa fjalë dhe me një dhimbje të pamasë. Ladi la pas bashkëshorten e tij të dashur, Elda Hoti, dhe dy fëmijët e tyre të vegjël, të cilëve do t’u mungojë përherë shtylla e familjes. Në këto çaste të vështira, kërkojmë mirëkuptimin e miqve, të afërmve dhe të gjithë dashamirësve, ndërsa përpiqemi të përballojmë këtë humbje të rëndë. U prehsh në paqe, i dashur Ladi! Kujtimi yt do të mbetet përherë në zemrat tona”, shkruan Aleksandër Ndoja.







