Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në bashkëpunim me strukturat e Krimeve, kanë intensifikuar kontrollet policore në disa zona të qytetit të Vlorës.
Kontrollet janë përqendruar kryesisht në lagjen Çole, përgjatë aksit të rrugës Transballkanike dhe në zonën e Ujit të Ftohtë. Gjatë operacionit, efektivët kanë ndaluar automjete dhe persona të ndryshëm për verifikim, si dhe kanë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme.
Sipas informacioneve, aksioni ka si objektiv identifikimin e personave të shpallur në kërkim, parandalimin e armëmbajtjes pa leje dhe evidentimin e individëve që mund të jenë të përfshirë në veprimtari të paligjshme.







