Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Konflikt interesi? Albpetrol i jep tender koncesionarit të naftës së Sokol Meqemes për të riparuar pusin e një ish-koncesionari offshore

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Konflikt interesi? Albpetrol i jep tender koncesionarit të naftës së Sokol Meqemes për të riparuar pusin e një ish-koncesionari offshore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vendburimet e hidrokarbureve në Shqipëri kanë një histori aspak të lavdishme, sidomos pas viteve ’90, ku shumica e tyre u dha me koncesion te disa firma private, të cilat i kanë zhvatur sa kanë mundur dhe duke i lënë më pas rrënoja. Madje, edhe koncesionarët e mëdhenj, ata që administrojnë Patos-Marinzën dalin gjithmonë me humbje, nje skemë e përdorur rëndom për të mos paguar taksa apo dividentë.

Ndërkohë, shoqëria shtetërore e hidrokarbureve, Albpetrol, duhet që të kishte rolin e një kontrollori për të gjetur dhe denoncuar abuzimet, por historia e ka treguar se zyrtarët e saj kanë qenë lidhur ngushtë me vetë firmat private. Madje, disa ish-drejtorë janë bërë biznesmenë të mëdhenj, ndërkohë që vendburimet kalojnë nga njëra dorë në tjetrën, kjo me qëllim humbjen e gjurmëve.

Skandalet vijojnë të ndodhin edhe në ditët apo javët e fundit, sa në zyrat e Albpetrolit në Tiranë ashtu edhe në zyrat e Patosit. Në këto radhë,vjen një tjetër rast i dyshimtë të një konflikti të pastër interesi. Një firmë koncesionare që ka marrë nga vetë shteti disa vendburime, ka fituar një tender po nga Albpetroli. Madje, kjo firma koncesionare duhet të bëjë një punë që duhet ta kishte bërë një ish-firmë koncesionare, që pasi shfrytëzoi vendburimin e la të shkatërruar.

Konflikt interesi? Albpetrol i jep tender koncesionarit të naftës

Tre vite më parë, në datën 9 qershor 2022, Këshilli i Ministrave miratoi një marrëveshje hidrokarburesh mes kompanisë shtetërore Albpetrol dhe firmës EDG, në pronësi mazhorance të z. Sokol Meqemeja. Ky biznesmen, përveç Frakullës, shfrytëzon edhe vendburimin e gazit në Delvinë.

Sipas dokumenteve, VKM mban numrin 401 dhe me titull “Për miratimin e marrëveshjes Hidrokarbureve me ndarje prodhimi për Zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e gazit natyror Frakull, ndërmjet Albpetrol dhe “EDG Naryral Gas”.

Në të njëjtën ditë, qeveria ka miratuar marrëveshjen mes Albpetrolit dhe firmës EDG edhe për vendburimin e gazit natyror Povelçë- Fier.

Konflikt interesi? Albpetrol i jep tender koncesionarit të naftës

Dokumenti më sipër është njoftimi i fituesit i kompanisë shtetërore Albpetrol të një tenderi. Fitues ka dalë firma EDG Service. Objekti i tenderit është “eleminimi i avarisë në pusin CA-58”.

“Me anë të këtij formulari ju informojmë se, në këtë procedurë ka marrë pjesë operatori ekonomik ‘EDG SERVICE’, firmë e cila ka ofruar për këtë tender vlerën ekonomike në total 32,410,000 lekë pa TVSH”, thuhet në dokumente. Pra, ka qenë vetëm një firmë në garë e cila normalisht doli fituese.

Konflikt interesi? Albpetrol i jep tender koncesionarit të naftës

Referuar dokumenteve nga Qendra Kombëtare e Biznesit, ku rezulton se fituesi i tenderit për rregullimin e pusit “CA-58”, është firma EDG dhe me pronar z. Sokol Meqemeja.

I njëjti pronar ka fituar edhe koncesione në Frakull, Povelçë dhe Delvinë, ndërkohë që del fitues të një tjetër tenderi të shpallur po nga Albpetrol.

Konflikt interesi? Albpetrol i jep tender koncesionarit të naftës

Por, çfarë do të rregullojë firma EDG?!

Në dokumente shkruhet se shoqëria “Albpetrol” ka nën administrim vendburime për nxjerrjen e naftës dhe gazit.

“Procedurat e remontit nëntokësor në puset e pjesës më të madhe të këtyre vendburimeve shoqëria i kryen me mjetet e saj (traktorë pastrimi, Autosonda diessel, autosonda elektrike, autongritës elektrik etj.).

Në vendburimin Cakran-Mollaj ndodhet pusi CA-58, i cili është në avari të rëndë prej muajit gusht 2014, kur vendburimi Cakran-Mollaj ka qënë nën administrimin e kompanisë Stream Oil&Gas. Natyra e avarisë është se ka mbetur i kunjosur (Packer) në thellësinë H = 2458.8 m duke bllokuar komunikimin shtresë-pus dhe duke e nxjerrë jashtë funksioni pusin. Punimet e fundit të kyera në pus për eliminimin e avarisë datojnë në periudhën nga data 08.06.2017 deri më datë 05.01.2018 duke harxhuar më shumë se 350 orë punime me autosondë ≥ 70 Ton por pa rezultat sepse pusi vazhdon të jetë i bllokuar”, shkruhet në këto dokumente.

Pra, një koncesionar do të rregullojë avarinë e lënë përgjysme nga një ish-koncesionar. A mos është kjo një manovër e Albpetrol për ti kaluar më pas Meqemes, vendburimin Cakran-Mollaj?!

/Voxnews/

Tags: albpetrolSokol Meqemeja
Previous Post

Trifon Murataj, “i paprekshmi” i kokainës: Si e mbron pushteti trafikantin e “Bana King”

Next Post

Kosovë/ Kuvendi dështon të konstituohet për herë të 41-të, PDK dhe LDK do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

Next Post
Merr fund ngërçi politik, votohet konstituimi i Kuvendit, betohen deputetët e rinj!

Kosovë/ Kuvendi dështon të konstituohet për herë të 41-të, PDK dhe LDK do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade

Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade

July 21, 2026
Sherr me sende të forta në plazhin e Golemit, arrestohen dy punonjës pas konfliktit me turistët turq

Sherr me sende të forta në plazhin e Golemit, arrestohen dy punonjës pas konfliktit me turistët turq

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al