Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Konfirmohet zyrtarisht/ 4 viktimat në Gjermani janë shqiptarë

Editor by Editor
in KRONIKE, KRYESORE
0
Konfirmohet zyrtarisht/ 4 viktimat në Gjermani janë shqiptarë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjithë personat që humbën jetën në aksidentin e ndodhur në kantierin e ndërtimit në HafenCity të Hamburgut, janë shqiptarë. E ndërsa më herët u zbuluan trupat e 3 viktimave, mbrëmjen e sotme nga grupet e kërkimit, u gjet i pajetë edhe trupi i katërt, i punëtorit që humbi jetën.

Mëngjesin e së martës në orën 7.30, në kantierin e ndërtimit mbërritën shumë grupe shpëtimi që vijuan operacionin e kërkimeve.

Në operacion u përfshinë ekipe zjarrfikësish, por edhe ekspertë industrialë nga një kompani specialistësh, që fillimisht siguruan skenën e aksidentit me qëllim që të vazhdonin kërkimet.

Aksidenti që i mori jetën minimalisht 4 personave ndodhi mëngjesin e së hënës, kur një skelë e vendosur në katin e 8-të u shemb.

Personat që ndodheshin mbi skelë u “varrosën” nga materiale të shumta që ranë mbi to, duke shkaktuar humbjen e jetës së 3 personave në mënyrë të menjëhershme. Trupi i katërt u gjet mbrëmjen e së martës, njoftojnë mediat gjermane.

“Në këto orë të vështira, mendimet tona janë kryesisht me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që punojnë në kantierin e ndërtimit. Ekipi ynë lokal ofron mbështetje për shërbimet e emergjencës në terren dhe bashkëpunon ngushtë me autoritetet përkatëse. Ne kërkojmë mirëkuptimin tuaj se ne nuk jemi në gjendje t’ju japim ndonjë informacion të mëtejshëm në këtë kohë”, u shpreh një nga zëdhënësit e kompanisë, raportojnë mediat gjermane.

Fillimisht u raportua se personat që humbën jetën ishin bullgarë, por më pas policia konfirmoi se bëhej fjalë për shtetas shqiptarë. E ndërsa hetimet vijojnë, dyshohet se shkak për aksidentin tragjik ishte mbipesha dhe mos ankorimi siç duhet i skelës, referuar kushteve teknike të montimit.

Sipas hetimeve paraprake, të siguruara nga BILD, rreth 80 blloqe betoni të aeruara Ytong (secila me peshë rreth 20 kilogramë) ishin mbështetur në të, në mënyrë që t’i instalonin më vonë. Thuhet se gurët janë futur në skela midis katit të tretë dhe të katërt.

Lidhur me ngjarjen pati një konfuzion përsa i takon numrit të viktimave por edhe shtetësisë së tyre. Fillimisht u raportuan për 5 jetë të humbura, më pas për 4 dhe shifra zbriti në 3. Por në mbrëmje pati sërisht një korrigjim të shifrave, duke u deklaruar 4 viktima, të gjithë shqiptarë. Nuk dihet sepse u deklarua se personat që humbën jetën ishin shqiptarë, por dyshohet se ata ishin regjistruar si bullgarë, deri në momentin që janë kryer hetimet nga policia që qartësoi shtetësinë e tyre. Ndërkohë lidhur me pasaktësitë në raportimet mbi numrin e viktimave, përgjegjësia, sipas mediave gjermane, bie mbi urgjencën, e cila bëri raportimin e parë, më pas shifrat ndryshuan.

Previous Post

Dinamo e vendit të fundit vetëm 3 pikë larg Tiranës

Next Post

Mund të bëhet shitja më e shtrenjtë në histori të Shqipërisë, ylli i Partizanit drejt largimit

Next Post
Partizani i lë targën PSG-së. Të kuqtë “kokë më kokë” me Arsenalin

Mund të bëhet shitja më e shtrenjtë në histori të Shqipërisë, ylli i Partizanit drejt largimit

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al