Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kokaina dhe prostitucioni i luksit përmbysin provincën shqiptare

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Kokaina dhe prostitucioni i luksit përmbysin provincën shqiptare
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Bajzë, Malësia e Madhe, Bulqizë, Grabjan, Lushnjë, Prrenjas, Patos. Dimal! Nëse po vrisni mendjen se çfarë kanë të përbashkët këto toponime të larmishme, është kjo: operacionet e policisë që kanë kapur sasi të ndryshme kokaine për shpërndarje te konsumatorët finalë.

Policia e Shtetit ka njoftuar gjatë muajit prill 23 raste të operacioneve të arrestimit të personave të dyshuar për shpërndarje kokaine, ose për shpërndarje kokaine dhe canabisi në doza të vogla për konsumatorët shqiptarë.

Kokaina konsiderohet lënda narkotike më e shtrenjtë, me çmim që zakonisht nuk bie nën 100 euro për gramë, ndonëse, shitësit i japin blerësve mundësinë për të blerë sasi më të vogla se një gram. Por edhe në rastet kur doza e kokainës konsiston në vetëm 0.2 gramë, sërish, pagesa e kërkuar arrin në afërsisht çmimin që mund të fitohet nga një ditë punë e lodhshme. Kjo dukshëm sugjeron se, ndërsa, sipas statistikave të Bankës Botërore, pothuajse një në çdo katër shqiptarë jetojnë me më pak se 700 lekë në ditë, një numër i panjohur kanë mirëqenie të mjaftueshme për të konsumuar kokainë dhe këta konsumatorë, që deri më sot janë kufizuar në zonën  e njohur si ish-blloku në Tiranë, apo në  zonat turistike të shtrenjta si Dhërmiu, duket se janë shtrirë në shumë qytete të tjera, përfshirë edhe zonat rurale.Shumica e kokainës së sekuestruar gjithsesi i përket Tiranës. Por në pjesën tjetër të vendit ka pasur numër më të lartë të arrestuarish. Më 28 mars, policia njoftoi se një operacion i gjatë solli arrestimin e njëmbëdhjetë personave të përfshirë në zonën e ish-Bllokut, kryesisht administratorë lokalesh që kishin biznes anësor shitjen e kokainës dhe gjatë këtij operacioni u sekuestruan në total 100 gramë kokainë. Ndërsa më 30 prill, policia gjeti një kilogram kokainë në një automjet të parkuar në Tiranë, (zona ku u gjet nuk u raportua.)

Gjithsej për periudhën mars-prill pati 30 informacione policore të rasteve të trafikut të kokainës më vete ose të kokainës dhe cannabisit bashkë, nga të cilat, gjashtë ishin raste të zbuluara në Tiranë dhe 24 të tjerat, në rrethe.

Në total, sasitë e raportuara nga policia gjatë periudhës mars prill flasin për mbi 3.6 kilogram kokainë të sekuestruar në të gjithë vendin për ato njoftime në të cilat është dhënë sasia konkrete. Në tetëmbëdhjetë njoftime, sasia e sekuestruar është raportuar në “disa doza” ose “sasi e vogël” ose “qindra doza” pa dhënë peshën specifike.

Sasi të tilla kokaine u kapën, më 26 mars, në një lokal në qytezën minerare të Bulqizës ndërsa më 14 prill, policia ndaloi dy qytetarë të dyshuar shpërndarës droge në fshatin Grabjan të Lushnjës. Më 19 prill, një shtetas suedez i dyshuar si shpërndarës u kap në qytetin ish-industrial të Patosit. Ndërsa në 6 maj, sasi kokaine u kap në Bajzë, qyteza dikur stacion treni në Shqipërinë e veriut.

Punëtoret e huaja të seksit

Krahas operacioneve për kapje kokaine, lajmi tjetër dominues i Policisë së Shtetit gjatë dy muajve të fundit ka të bëjë me trembëdhjetë operacione në të cilat janë evidentuar 30 qytetare të dyshuara për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit.

Vetëm një nga të dyshuarat është shqiptare ndërsa të 29 rastet e tjera japin një panoramë të larmishme origjine. Të dyshuarat për prostitucion kanë ardhur në Shqipëri nga Vietnami, Kina, Kolumbia, Brazili, Ukraina dhe Rumania. Ashtu si rastet e kokainës, edhe rastet e prostitucionit të luksit, për të cilat thuhet se shërbimi kushton rreth 250 euro, ose më shtrenjtë se sa pensioni mesatar mujor i vendit, janë gjetur në vende befasuese.

Krahas Durrësit e Tiranës, Elbasani, qyteza industriale veçanërisht e njohur për krim dhe varfëri, rezulton treg tërheqës për profesionin më të vjetër në botë. Një operacion policor arrestoi katër qytetare të huaja më 30 prill, në një qendër që ofronte, krahas këtij shërbimi, edhe kokainë e marijuanë sipas dëshirës. Po kështu, më 10 mars, në Fier u ndaluan dy qytetare rumune të dyshuara për ofrimin e këtij shërbimi në këtë qytet.

Shqipëria është njohur gjatë viteve të fundit si vendi i origjinës së grupeve të shumta të krimit të organizuar të angazhuar në trafikun ndërkombëtar me shumicë të kokainës nga Amerika Latine për në Evropë si dhe për shpërndarjen me pakicë në shumë vende të Evropës. Lajmet e fundit sugjerojnë se gjasat janë që Shqipëria po kthehet gjithashtu, jo vetëm si vendi ku përfundojnë shumë nga flukset monetare të fitimeve të realizuara nga trafiku ndërkombëtar i drogës, por edhe si një konsumator potencial i kokainës. /BIRN

Previous Post

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Maj 2026

Next Post

‘Marrëveshje të mëdha me përmasa globale’, çfarë pritet të ndodhë në takimin Xi-Trump

Next Post
‘Marrëveshje të mëdha me përmasa globale’, çfarë pritet të ndodhë në takimin Xi-Trump

‘Marrëveshje të mëdha me përmasa globale’, çfarë pritet të ndodhë në takimin Xi-Trump

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al