Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Klevin Metajt, duke e zëvendësuar “arrestin në shtëpi” me masën “detyrim për t’u paraqitur një herë në muaj pranë organit përkatës”.
Lajmi është bërë i ditur nga avokati mbrojtës i të riut, ndërkohë që mbrojtja ka ndërmarrë edhe një tjetër veprim ligjor, duke depozituar një kallëzim penal ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit. Sipas avokatëve, kallëzimi lidhet me trajtimin që ata e cilësojnë si degradues dhe çnjerëzor ndaj Metajt gjatë ndërhyrjes policore.
I riu u përball me gjashtë efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), të cilët ishin të pajisur me shkopinj gome.
Ngjarja lidhet me protestën e studentëve, e cila u shoqërua me incidente dhe përdorim force nga policia. Gjatë tubimit pati edhe arrestime të shumta të të rinjve.







