Saturday, September 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Keqmenaxhim i territorit dhe infrastrukturës/ Përmbytjet nxjerrin në pah dështimin e shtetit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Keqmenaxhim i territorit dhe infrastrukturës/ Përmbytjet nxjerrin në pah dështimin e shtetit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Përmbytjet prekën disa qarqe të Shqipërisë në jabën e dytë të Janarit, duke shkaktuar bllokime rrugësh, dëme materiale dhe ndërprerje të përkohshme të aktiviteteve në zona urbane dhe rurale, si pasojë e reshjeve të dendura dhe vërshimeve të ujërave.

Sipas autoriteteve, moti i keq ka shkaktuar një të vdekur, përmbytjen e gati 1600 banesave dhe të 14 mijë hektarëve tokë bujqësore, në qarqet Durrës, Shkodër, Lezhë, Berat dhe Korçë. Për t’iu përgjigjur dëmeve, qeveria ka akorduar një fond prej 50 milionë euro për t’u ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara.

Vërshimet e ujërave e gjetën Shqipërinë të papërgatitur. Situata e krijuar, gjithashtu nxori në pah problemet e përsëritura me infrastrukturën e kullimit dhe kanalizimeve, argjinaturat e amortizuara dhe mungesën e masave parandaluese.

Nërsa vendi përllogarit dëmet e shkaktuara, ekspertët paralajmëruan se fenomene të tilla pritet të bëhen më të shpeshta dhe më të forta në kushtet e ndryshimeve klimatike.

“Fenomenet e motit kanë qenë dhe do të jenë të pranishme,” tha Kristi Bashmili, ekspert mjedisor me Organizatën Shqiptare të Ornitologjisë. “Fatkeqësisht reagimi ndaj këtyre fenomeneve, përballimi me sa më pak kosto i ngjarjeve të tilla apo fatkeqësive natyrore duket i dobët,” shtoi ai.

Sipas Bankës Botërore, rajoni i Ballkanit Perëndimor është një nga zonat më të prekura të Europës nga ndryshimet klimatike. Ndryshimi i klimës po sjell fenomen ekstreme të motit dhe si pasojë përmbytjet, zjarret, thatësirën dhe dukuri të tjera negative. Shqipëria konsiderohet si një nga vendet e rrezikuara.

Gjatë viteve të fundit, thatësirat e zgjatura, të ndjekura nga reshje intensive, po shkaktojnë përmbytje, rrëshqitje dherash dhe probleme serioze në bujqësi dhe infrastrukturë.

“Këtë herë fati nuk na ndihmoi, dhe ne pamë përmbytje masive të shkaktuara jo vetëm nga prurjet e lumenjve, por nga mosmirëmbajtja e argjinaturave dhe kanaleve të kullimit,” tha Besjana Guri, aktiviste mjedisore dhe drejtuese e qendrës mjedisore “LUMI”.

Sipas Gurit, një tjetër shkak për përmbytjet masive është edhe niveli i lartë i erozionit që ka Shqipëria.

“Një nga shkaktarët kryesorë të vërshimeve është erozioni i lartë dhe humbja e pyjeve në shpatet malore apo në zonat breglumore,” tha ajo. “Nga ana tjetër, gërryerja e shtratit të lumenjve dhe marrja e inerteve pa kriter vetëm sa e përkeqëson situatën dhe nxit edhe më tepër vërshimet,” shtoi Guri.

Sipas Kristi Bashmilit, edhe kanalet kulluese ishin të pakontrolluara dhe të papastruara, çka solli që vendi të përmbytej me reshje që mund të konsiderohen relativisht normale.

“Ngjarjet e fundit treguan që jemi të papërgatitur mirë dhe që nuk i kemi marrë aq seriozisht sa duhet fatkeqësitë natyrore,” tha ai.

“Dikush tha që kanalet janë të zëna nga mbetjet, diku u pa që ishin të zëna nga pllaka betoni, diku pamë ura mjaft të ulëta për të maksimizuar kalimin e ujit, pra në Shqipëri shikojmë që kemi mungesë të theksuar të kontrollit paraprak të strukturave kulluese,” shtoi eksperti i mjedisit.

Bashmili theksoi se shpyllëzimet dhe djegiet e kryera ndër vite në zonat kodrinore dhe malore po japin pasojat e tyre nëpërmjet fenomeneve të përmbytjeve në zonën e ultësirës.

“Përrenjtë malorë të padisiplinuar ne i shikojmë kudo dhe kujtohemi për to vetëm kur uji ka ardhur dhe është vështirë të menaxhohen sepse kanë fuqi të jashtëzakonshme kur dalin në zonë të banuar,” shpjegoi Bashmili për BIRN.

Keqmenaxhimi i territorit është një tjetër shkak parësor që ndikon në pasojat fatale të fatkeqësive natyrore. Sipas Besjana Gurit, ndërtimi pa kriter në zona pranë shtretërve të lumenjve ndikon seriozisht në rritjen e dëmeve sociale, mjedisore dhe ekonomike të fatkeqësive natyrore.

“Ndërtimi i bizneseve apo shtëpive që janë ngritur në shtretërit aktivë të lumenjve dhe janë të predispozuar të përmbyten sjell kosto të mëdha për komunitetin,” tha ajo.

Sipas ekspertëve të mjedisit, përmbytjet e janarit nuk janë vetëm fatkeqësi natyrore, siç është munduar t’i paraqesë qeveria, por tregues i qartë i mungesës së masave parandaluese.

“Institucionet qendrore duhet të ndërmarrin hapa konkretë dhe urgjentë për të minimizuar në maksimum katastrofa të tilla, duke e marrë seriozisht çështjen e ripyllëzimeve dhe masave të shpejta të parandalimit dhe monitorimit të situatës,” tha Guri.

Ajo shtoi se gjithashtu shteti shqiptar duhet të vendosë në prioritetet e tij ndërmarrjen e masave për parandalimin e përmbytjeve në zonat e riskut, duke ndërmarrë paralelisht masat e ripyllëzimit dhe mirëmbajtjen e kanaleve të kullimit./BIRN

Previous Post

Mbi 130 mln lekë për dy projekte/ Inkubatorët fantazëm gllabërojnë fondet publike në Korçë

Next Post

Operacioni i SPAK për Call Center-at/ Arrestohen 10 persona, shpallen në kërkim dy të tjerë

Next Post
Operacioni i SPAK për Call Center-at/ Arrestohen 10 persona, shpallen në kërkim dy të tjerë

Operacioni i SPAK për Call Center-at/ Arrestohen 10 persona, shpallen në kërkim dy të tjerë

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

September 11, 2026
Rritet emigrimi, 69 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2025

Rritet emigrimi, 69 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2025

September 11, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al