Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kapet në Fushë Kuqe i riu me rrezikshmëri të lartë (EMRI)

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Kapet në Fushë Kuqe i riu me rrezikshmëri të lartë (EMRI)
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një 25-vjeçar i identifikuar si Orgest Mehi alias Orgest Shehaj është arrestuar këtë të premte nga Policia në Fushë-Kuqe të Kurbinit.

Sipas Policisë, i riu i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në muajin dhjetor 2023 rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë, duke u larguar me shpejtësi me automjetin ku mbante një armë zjarri snajper me precizion të lartë, që dyshohet se ishte siguruar për të kryer vrasje.

Ndaj 25-vjeçarit Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokusi”. Lokalizohet në Fushë Kuqe, kapet dhe vihet në pranga një shtetas me rrezikshmëri shoqërore. Në muajin dhjetor 2023, ky shtetas rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë, duke u larguar me shpejtësi, me automjetin në të cilin mbante një armë zjarri snajper me precizion të lartë, që dyshohet se ishte siguruar për të kryer vrasje.

Në vijim të punës së pandërprerë për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informaionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Fokusi”, gjatë të cilit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi: O. M. alias O. Sh., 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin e datës 09.02.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Më datë 18.12.2023, në Fushë Kuqe, shtetasi O. M. alias O. Sh. nuk i është bindur urdhrit të punojësve të Policisë në shërbim, për të ndaluar automjetin, dhe ka rrezikuar jetën e tyre, duke u larguar me shpejtësi, me automjet. Më pas, gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas e kishte braktisur në fshatin Gurëz, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri snajper me precizion të lartë dhe fishek në fole, si dhe një çantë me municion luftarak për këtë armë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Fituesja iraniane e Çmimit Nobel për Paqen, kërcënohet me vrasje nga Terehani

Next Post

Nga Venezuela për të ushtruar pr*stitucion në Vlorë, në hetim 3 vajza

Next Post
Nga Venezuela për të ushtruar pr*stitucion në Vlorë, në hetim 3 vajza

Nga Venezuela për të ushtruar pr*stitucion në Vlorë, në hetim 3 vajza

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al