Saturday, October 31, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Kaos në aeroportin e Stambollit/ Mijëra udhëtarë të bllokuar, mes tyre edhe shqiptarë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in BOTË
0
Kaos në aeroportin e Stambollit/ Mijëra udhëtarë të bllokuar, mes tyre edhe shqiptarë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një situatë shqetësuese po zhvillohet në aeroportin ‘Sabiha Gökçen International Airport’, ku mijëra udhëtarë, mes tyre edhe shqiptarë, kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra pas anulimit masiv të fluturimeve.

Një qytetar shqiptar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke denoncuar kaosin e krijuar në ambientet e aeroportit. Ai tregon se ka mbi 6 orë që pret, ndërsa askush nuk jep një përgjigje të qartë për situatën.

“Kaos në Stamboll, nuk jep njeri përgjigje. Janë anuluar të gjitha fluturimet, s’ka hotele bosh. U bënë 6 orë që presim. Po thonë për nesër në darkë në orën 24:00 ose të martën në 13:00. Flitet gjoja nga koha e keqe, por s’e dimë të vërtetën. Këtu janë më shumë se 20 mijë udhëtarë në pritje”, shprehet ai.

Pamjet e dërguara nga vendngjarja tregojnë një situatë të rënduar, me turma të mëdha njerëzish të grumbulluar në sallat e pritjes, ku mungesa e informacionit dhe alternativave ka shtuar tensionin.

Sipas raportimeve ndërkombëtare, shkaku kryesor i këtij kaosi lidhet me kushtet e këqija atmosferike që kanë goditur Stambollin, duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë dhe duke detyruar autoritetet të vendosin kufizime në fluturime për dy ditë.

Kompanitë ajrore si Pegasus Airlines dhe AJet kanë anuluar dhjetëra fluturime, ndërsa disa avionë janë detyruar të devijojnë drejt aeroporteve të tjera për shkak të mungesës së karburantit gjatë tentativave për ulje.

Autoritetet e aeroportit kanë konfirmuar se kufizimet do të vijojnë të paktën deri më 30 mars, duke paralajmëruar se anulime të tjera mund të ndodhin nëse moti nuk përmirësohet.

Ndërkohë, situata nuk është e izoluar vetëm në Turqi. Probleme të ngjashme me anulime dhe vonesa janë raportuar edhe në aeroporte të tjera ndërkombëtare, duke prekur mijëra udhëtarë në disa vende.

Për momentin, udhëtarët mbeten në pritje të zhvillimeve të reja, ndërsa frustrimi dhe pasiguria rriten nga ora në orë në një nga aeroportet më të ngarkuara të rajonit.

Previous Post

Dhunë në Vlorë, pronari i një lokali goditet nga 3 persona, përfundon në spital

Next Post

Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj katërshes së UÇK-së e pazakontë

Next Post
Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj katërshes së UÇK-së e pazakontë

Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj katërshes së UÇK-së e pazakontë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mbetjet e rrezikshme te ish-Metalurgjiku, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj “AlbChrome”

Mbetjet e rrezikshme te ish-Metalurgjiku, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj “AlbChrome”

October 31, 2026
Sot protestë kombëtare, Rama kërkon sërish dialog me studentët

Sot protestë kombëtare, Rama kërkon sërish dialog me studentët

October 31, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al