Wednesday, June 18, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Jupi: Fyerja e burrave shqiptarë është përçarje, jo politikë

Editor by Editor
April 22, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Jupi: Fyerja e burrave shqiptarë është përçarje, jo politikë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik, Taulanda Jupi, ka reaguar ashpër ndaj gjuhës fyese që sipas saj po përdor qeveria aktuale ndaj burrave shqiptarë, duke e cilësuar këtë një përpjekje të ulët për përçarje në prag të zgjedhjeve.

“Të quash burrat shqiptarë ‘çyrykë’ nuk është vetëm një fyerje, por një akt i ulët përçarjeje. Është mungesë respekti për themelin e shoqërisë shqiptare: familjen, punën, sakrificën dhe nderin,” deklaroi Jupi.

Ajo vuri në pah rolin e burrave në shoqërinë shqiptare, duke i cilësuar si “heronj të heshtur të përditshmërisë” që kontribuojnë në ekonomi, rend dhe familje.

Jupi theksoi vizionin e saj për një Shqipëri të bashkuar, me politika që investojnë në arsim, punësim dhe dinjitet për çdo qytetar – pa dallim gjinie.

Postimi i plotë

Të quash burrat shqiptarë “çyrykë” nuk është vetëm një fyerje. Është një akt i ulët përçarjeje. Është mungesë respekti për themelin mbi të cilin është ndërtuar shoqëria shqiptare: familja, puna, sakrifica dhe nderi.

Burrat shqiptarë nuk janë objekte propagande elektorale. Ata janë heronj të heshtur të përditshmërisë sonë. Ata që punojnë në miniera, që ndërtojnë qytetet tona, që mbajnë sipërmarrjet gjallë, që mbrojnë rendin dhe ligjin, që rrisin fëmijët me mundin dhe djersën e tyre.

Fushata nuk është luftë mes shqiptarëve. Fushata është një garë ndërmjet projekteve: se si qeveriset më mirë Shqipëria dhe cila është e ardhmja që shqiptarët ëndërrojnë. Zgjedhjet nuk janë luftë fyerjesh. Janë një moment serioz për të zgjedhur drejtimin e vendit.

Por përçarja është arma e fundit e një qeverisjeje që nuk ka më as ide, as shpresë për të ofruar. Pasi nuk ka lënë përçarje pa bërë, mes qytetesh e fshatrash, mes të rinjve e të moshuarve, mes veriut dhe jugut. Tani Rama ai ka hyrë edhe në familje për të përçarë burrat dhe gratë.

Familja shqiptare nuk ka nevojë t’i fusësh flakën e përçarjes. Ajo ka nevojë për bashkim, për mbështetje, për politika që ndihmojnë prindërit të rrisin fëmijët e tyre me dinjitet këtu, në vendin e tyre. Shqipëria nuk ka nevojë për ndarje. Ka nevojë për drejtim të ri.

Ne nuk do t’i ndajmë shqiptarët në gra dhe burra. Por do t’i bashkojmë në një projekt të përbashkët për arsim, kulturë, punë dhe dinjitet.

Sepse Shqipëria nuk ndërtohet me përçarje. Ndërtohet me respekt, me vlera dhe me punë.

✅ Voto Taulanda Jupi

✅ Voto Koalicioni Euroatlantik

Previous Post

Të shtëna me armë zjarri, policia gjen tre gëzhoja në  Fushë Krujë

Next Post

“Shqiptarët meritojnë më shumë”, Vladi kritikon deklaratat e Ramës: Kriminale, është fyese për shqiptarët

Next Post
“Shqiptarët meritojnë më shumë”, Vladi kritikon deklaratat e Ramës: Kriminale, është fyese për shqiptarët

"Shqiptarët meritojnë më shumë", Vladi kritikon deklaratat e Ramës: Kriminale, është fyese për shqiptarët

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

June 14, 2025
Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

June 14, 2025
Të shtënat me armë zjarri në Tiranë, krye-menaxheri i lloto-ve Lendi Palaj i përfshirë në sherrin e dhunshëm; policia fsheh ngjarjen

Të shtënat me armë zjarri në Tiranë, krye-menaxheri i lloto-ve Lendi Palaj i përfshirë në sherrin e dhunshëm; policia fsheh ngjarjen

June 12, 2025
Kush i mori lejet e kullave në Tiranë? Ja skema “Oktapod” e Samir Manes me firma fantazmë me bilance negative

Kush i mori lejet e kullave në Tiranë? Ja skema “Oktapod” e Samir Manes me firma fantazmë me bilance negative

June 16, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Legalizimi i kanabisit në Shqipëri, ligj i ri, rreziqe të vjetra

Legalizimi i kanabisit në Shqipëri, ligj i ri, rreziqe të vjetra

June 18, 2025
Gjykata lëshon fletë-arresti për Radoiçiçin dhe 10 të tjerë, për barrikadat në veri më 2022

Gjykata lëshon fletë-arresti për Radoiçiçin dhe 10 të tjerë, për barrikadat në veri më 2022

June 18, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al