Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Jam duke pirë drogë, hallall ta boft Zoti…”/ Zbardhen përgjimet e…

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Jam duke pirë drogë, hallall ta boft Zoti…”/ Zbardhen përgjimet e…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhet dosja e prokurorisë pranë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për të arrestuarit e operacionit “Tempulli”, të cilët shisnin kokainë në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.

Në dosjen me përgjimet e zbardhura nga shit-blerja e kokainës, persona të autorizuar nga prokuroria gjenin lehtësisht kokainë, kryesisht në orët e darkës.

Njëri nga të arrestuarit, Andi Alldervishi ka shitur doza me kokainë, rasti i cili është dokumentuar me video dhe audio.

Më datë 13 nëntor 2023, rreth orës 22:25, në rrufën interurbane Tiranë-Elbasan, i ka shitur kokainë personit të autorizuar nga prokuroria, i koduar me emrin “Eri”. Madje në audio përgjimet, bëhen edhe pazare sesa do të shitej kokaina.

(A Eri, B, Andi Alldervishi)

B-A u lodhe?

A-Ça jeni tu bo?

B-Ja tu pi drog.

A-Hallall ia u boftë Zoti! ca bëhet? Ca na e bëre? Ca e bëre?

B-Pesëdhjetëshe e ke.

A-Okej.Urdho,ika lal hajde rrofsh natën.

Në datën 6 dhjetor 2023, rreth orës 23:40, në Bërzhite në Tiranë, personi i koduar si “Visi”, blen 0.4 gram kokainë nga 25 vjeçari Alldervishi.

(A Visi, B, Andi Alldervishi)

B-Ca ben si të kam a je mir ca bëhet?

A-Mir m… ca bëhet?

B-Ça ke bërë

A-Si je? Mbaroj punë këtu jemi

B-Po ça ke nonji

A-Po m.

B-Të afërmin tënd

A-Po m, nanji gjysmë ore do rri aty sa…

B- I ke …..(Nuk kuptohet).

A-32 kam

B-Është 35, radhën tjetër…o vlla kjo është shit me (nuk kuptohet)

A-E di unë

A-….(Nuk kuptohet) m thuj.

B-Është tridhjetë e pesë.

A-Jo jo o …. (Nuk kuptohet) radhën tjetër …. (Nuk kuptohet).

B-Tridhjetë e dy e ke sot po problemi është që herën tjetër mos me merr më ne telefon

A-(Nuk kuptohet) jo o vlla …

B-Hajt për…..(Nuk kuptohet). Un po 1 pash aty tridhjetë e pesë (Nuk kuptohet) nga vetja

A-Po jo të bësh ti për mu janë …..Nuk kuptohet) këto.

B- Kam vën për njërin njizet e pesë e s’mi ka dhën akoma

A-Mos ja ** robt

B-Zero katër pik nji. (Nuk kuptohet). Ta merrje zero treshe, 30 mijë lekë

Sipas dosjes së prokurorisë siguruar nga TCH, personat e përfshirë me aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kokainë, heroinë dhe kanabis në Tiranë, bashkëpunonin me njëri tjetrën, kryesisht me metoda të ngjashme.

Për shitjen e kokainës, ata e siguronin nga lidhjet e tyre shoqërore, e ndanin në doza dhe e mbanin të fshehur brenda banesës së tyre. Dyshohet se bëhet fjalë për sasi të konsiderueshme, të cilën në shumë raste e shisnin edhe në doza të mëdha, në varësi të kërkesave.

Drogën e shisnin duke komunikuar fizikisht me porositësit ose përmes telefonit celular. Vendet e takimit janë të ndryshme . Në afërsi të banesave të tyre, ose shkojnë te vendi ku ndodhet blerësi, duke përdorur automjete të tyre, ose të marra me qira. Ata mbanin kontakte me anë të telefonit me ‘klientët’ e tyre, madje u përgjigjen edhe personave të panjohur, të cilët u prezantohen me anë lidhjeve të përbashkëta shoqërore./ Top Channel

Previous Post

Interi nuk njeh kundërshtarë, mposht Romën në Olympico

Next Post

Aksidentohen dy automjete, dy të plagosur në Sarandë (EMRAT)

Next Post
Aksidentohen dy automjete, dy të plagosur në Sarandë (EMRAT)

Aksidentohen dy automjete, dy të plagosur në Sarandë (EMRAT)

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia e Shtetit përgënjeshtron lajmet për emigrantët në Rinas, mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve dhe dorëheqjet masive

Policia e Shtetit përgënjeshtron lajmet për emigrantët në Rinas, mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve dhe dorëheqjet masive

October 22, 2026
Sekuestrohen pasuri me vlerë 77 milionë lekë të një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt BE-së

Sekuestrohen pasuri me vlerë 77 milionë lekë të një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt BE-së

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al