Është vënë në pranga një 19-vjeçar i shpallur më parë në kërkim nga GJKKO.
Në maj të këtij viti të riut iu gjetën dy kallashnikovë në automjet, gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia.
“Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin:
A. Gj., 19 vjeç, banues në fshatin Kir.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 30.05.2025, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në një automjet, në një lagje të fshatit Kir, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri kallashnikov të cilat dyshohet se i posedonte shtetasi A. Gj”, njofton policia.