Saturday, September 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Incidenti mes Mziut dhe Ekonomit, Bardhi i përgjigjet Peleshit: Rezistenca mjeti i vetëm që i ka mbetur opozitës

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Incidenti mes Mziut dhe Ekonomit, Bardhi i përgjigjet Peleshit: Rezistenca mjeti i vetëm që i ka mbetur opozitës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar ndaj kolegut të tij socialist Niko Peleshi, i cili e konsideroi si tejkalim të çdo kufiri cenimin fizik të ligjvënëses Milva Ekonomi nga Xhelal Mziu dhe Ina Zhupa.

Peleshi në reagimin e tij tha se dhuna ndaj deputetëve, stafit të Kuvendit, Gardës apo ushtrisë është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme.

Por Bardhi duke iu përgjigjur Peleshit shprehet se kurrë s’ka ndodhur që dhunuesit ta shesin veten si viktima; trafikantët si shenjtor e denoncuesit si kriminel; të korruptuarit si deputetë të nderuar dhe deputetët e nderuar si të padenjë për të ushtruar mandatin e tyre; apo kriminelët si shtetar që po bëjnë shtet.

“Urdhërojnë Gardën të dhunojnë opozitën dhe keqpërdorin deputetet e PS për të provokuar kolegët e tyre që janë në të drejtën e vet për tu mos u penguar pa ligj të ushtrojnë mandatin që i kanë dhënë qytetarët, dhe më pas thonë se duhet dialog.

Me dhunuesit nuk mund të ketë dialog, me antiligjin nuk mund të bisedosh, me provokuesit nuk mund të arsyetosh. Rezistenca dhe mosnënshtrimi është i vetmi mjet që i ka mbetur deputetëve të opozitës.

Apeloj çdo koleg të mazhorancës që privatisht e cilëson Edi Ramën si Saddam Hussein shqiptar, që të mos keqpërdoret kundër deputetëve të opozitës dhe të mos i nënshtrohen metodave autoritare të Edi Ramës kundër opozitës. Në të kundërt, shumë shpejt do jetë rradha e tyre të jenë viktima të Saddam Hussein shqiptar – Edi Ramës.

Prej kohësh Edi Rama dhe metodat e tij antidemokratike kundër qytetarëve dhe opozitës janë shndërruar në një rrezik kombetar”, thekson Bardhi.

Previous Post

‘’Këtu fjala e lirë po dënohet me burg’’, Alimehmeti: Të rinjtë po ikin sepse nuk shohin shpresë

Next Post

Mosbindja Civile, analisti: Nuk e di nëse është rruga e duhur, por është e vetmja

Next Post
Mosbindja Civile, analisti: Nuk e di nëse është rruga e duhur, por është e vetmja

Mosbindja Civile, analisti: Nuk e di nëse është rruga e duhur, por është e vetmja

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 17, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Hasko dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Autoritetet ruse pretendojnë për sulme kibernetike gjatë zgjedhjeve parlamentare

Autoritetet ruse pretendojnë për sulme kibernetike gjatë zgjedhjeve parlamentare

September 19, 2026
Kritikat nga Brukseli/ Rama zotohet nga Amerika: Në 2030-tën Shqipëria në BE!

Kritikat nga Brukseli/ Rama zotohet nga Amerika: Në 2030-tën Shqipëria në BE!

September 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al