Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Inceneratorët “dogjën” paratë, plehrat përfundojnë tek landfillet

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Inceneratorët “dogjën” paratë, plehrat përfundojnë tek landfillet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në mars të vitit 2015, në anë të ish kombinatit metalurgjik në Elbasan nisi puna për ndërtimin e impiantit të parë të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë në Shqipëri. Sipas qeverisë inceneratori do t’i jepte zgjidhje mbledhjes dhe grumbullimit të mbetjeve si dhe do të prodhonte energji të gjelbër përmes trajtimit teknologjik të tyre.

“Është një impiant që vendoset për herë të parë në vendin tonë, por që me këtë vendosje përbën edhe themelin për të transformuar rrënjësisht të gjitha marrëdhëniet me mjedisin në hapin e tyre të parë, marrëdhënia, me plehrat që 20 e kusur vite e mbyten Shqipërinë, dhe që ne kemi vendosur t’i kthejmë nga një burim ndotjeje dhe kanceri në një burim energjie. Ky është zotimi ynë”, premtoi kryeministri Edi Rama asokohe.

Inceneratori i Elbasanit i kushtoi buxhetit të shtetit 26 milionë euro dhe rezulton më i vogli mes tre kontratave të kushtueshme të partneritetit publik privat të qeverisë shqiptare, që po hetohen për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Inceneratorët, që duhej të ishin një zgjidhje moderne, u kthyen në simbol të korrupsionit dhe abuzimit.

Drejtësia 

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendime fajësie për aferën e tre inceneratorëve, të Elbasanit, Tiranës dhe Fierit. Për inceneratorin e Fierit, gjykata vendosi të dënojë 12 të pandehur.

Për çështjen e inceneratorit të Elbasanit 9 të pandehur dhe për inceneratorin e Tiranës dënim për 8 të pandehur.

Në të tria çështjet, për inceneratorin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, Lefter Koka ish-Ministër i Mjedisit, Alqi Bllako ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe pronarët “de facto” të inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë marrë dënime.

Ndërsa të dënuar të tjerë janë kryesisht administrator, anëtarë të vlerësimit të ofertave tenderuese dhe pronarë subjektesh të ndryshme që lëshuan fatura fiktive për kryerje punimesh

Reforma e re për mbetjet

Dhjetë vjet më vonë, zotimi i kryeministrit se plehrat do të ktheheshin nga burim kanceri në burim energjie, u shua bashkë me miliona euro të taksapaguesve shqiptarë.

Pa marrë asnjë përgjegjësi, kryeministri bashkë me ministren e mjedisit Mirela Kumbaro, prezantuan një reformë të re për menaxhimin e integruar të mbetjeve si domosdoshmëri në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE-në.

“Ky është kapitulli më sfidues i negociatave dhe ky është aspekti më sfidues i anëtarësimit tonë në Bashkimin Europian,” tha Rama duke iu referuar kapitullit 27 për Mjedisin.

Në thelb të reformës është krijimi i një kompanie publike (Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve).

“Ndërmarrje e re që do të jetë në dispozicion të të gjithë Republikës, të pushtetit vendor, qytetarëve, duke përqendruar të gjithë procesin e trajtimit të mbetjeve. Nuk do të jetë më një proces i administruar nga bashkitë, por i administruar nga ky operator kombëtar, në bashkëpunim me të gjitha hallkat e tjera të qeverisjes. Bashkitë do të jenë klientë, njësoj siç janë klientë të operatorëve të tjerë për të tjera shërbime”, tha kryeministri Edi Rama.

Ndërsa Kumbaro shpjegoi rolin e bashkive pas krijimit të Operatorit Kombëtar të Mbetjeve.

“Bashkive nuk ju lëviz kompetenca e menaxhimit të territorit për menaxhimin e mbetjeve, pra pastërtia në territor. Por do të jetë operatori kombëtar ai që do të bëjë të gjithë infrastrukturën e rëndë dhe trajtimin e mbetjeve”, pohoi ajo.

Reforma e re për menaxhimin e integruar të mbetjeve në Shqipëri parashikon ndërtimin e landfilleve të reja në Kukës, Dibër dhe Berat.

Po ashtu, zgjerimin e tyre në Elbasan, Fier, Korçë, Bushat dhe Bajkal.

Paralelisht me këto investime do të shtohen edhe impiante për përpunimin e mbetjeve dhe kompostimin e mbetjeve organike.

Reforma parashikon edhe mbylljen e dhjetëra vend-depozitimeve të paligjshme si dhe rritjen e masave ndëshkuese ndaj ndotësve. Kompanitë prodhuese dhe importuese do të detyrohen t’i gjurmojnë mbetjet e tyre deri në riciklim.

Reforma që duhej bërë

Olsi Nika nga “Eco Albania” thotë se qeveria ishte e detyruar të pranonte dështimin dhe reforma e prezantuar duhet të ishte bërë që në krye të herës.

“Është strategjia e famshme e R-ve. Fillimisht t’i duhet të reduktosh sa më shumë përdorimin e materialeve edhe të mbetjeve. E dyta është të ripërdorësh ato çka konsiderohen mbetje, parimi i ekonomisë qarkulluese. Në momentin që as nuk i redukton dot as nuk mund ta ripërdorësh, ti i ndryshon trajtën dhe futet riciklimi, R-ja e tretë”, shpjegon Nika.

“Sepse zinxhiri i menaxhimit të mbetjeve fillon tek shtëpia jote dhe e imja, dhe ky zinxhir nuk është marrë kurrë seriozisht në Shqipëri. Janë bërë programe pilotë, show, strategji dhe nuk ka vullnet sepse mbetjet janë lekë”, përfundon ai.

Edhe Mihallaq Qirjo, profesor pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, e sheh riciklimin si zgjidhjen e duhur.

“Duhet parë rifutja në përdorim e materialeve të cilët kanë dalë nga një cikël përdorimi. Pra këtu unë gjykoj se kemi ende hapësira për të parë zhvillimin e vendit në një rrugë më të gjelbërt”, pohon ai teksa shton se, “strategjia e menaxhimit të mbetjeve me anë të djegies ishte e gabuar që në krye të herës ndaj kemi këto rezultate sot”

Përfundim 

Nisur nga informacionet e mbledhura, premtimin e kryeministrit Edi Rama se inceneratorët do të transformonin rrënjësisht të gjitha marrëdhëniet me mjedisin, duke i kthyer plehrat nga burim ndotjeje në energji të pastër, e kategorizojmë premtim të pambajtur./ Faktoje.al

Previous Post

Turizmi/ “Politico”: Shqipëria humb shkëlqimin e saj si xhevahir i fshehur

Next Post

I mbaroi mandati, KLP liron nga detyra drejtuesen e BKH-së Aida Hajnaj

Next Post
I mbaroi mandati, KLP liron nga detyra drejtuesen e BKH-së Aida Hajnaj

I mbaroi mandati, KLP liron nga detyra drejtuesen e BKH-së Aida Hajnaj

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al