Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

I mbaroi mandati, KLP liron nga detyra drejtuesen e BKH-së Aida Hajnaj

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
I mbaroi mandati, KLP liron nga detyra drejtuesen e BKH-së Aida Hajnaj
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Lirohet nga detyra drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Aida Hajnaj pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar, duke i hapur rrugë zgjedhjes së kreut të ri. Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh sot në orën 11:00, dhe me 6 vota pro, vendosi për përfundimin e mandatit të Hajnajt.

Një anëtar i KLP-së mungoi ndërsa 4 të tjerë ishin të mendimit që mandati mbaronte sot, 1 shtator, dhe jo më 31 gusht. Erind Mërkuri, Sokol Stojani, Olger Eminaj dhe Erind Gërmenji votuan si datë të mbarimit të mandatit datën 1 shtator, ndërsa të tjerët  Erjon Fejzulla, Arta Mandro, Zeqir Hoda, Ledina Rizaj, Mirela Bogdani dhe Vat Staka votuan që mandati i Hajnaj mbaroi më 31 gusht.

Lirimi nga detyra i hap rrugë zgjedhjes së drejtuesit të ri të institucionit, procedura për të cilin ka nisur prej muajit qershor dhe aktualisht gjen nën ethet e garës 7 kandidatë Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta. Deri në zgjedhjen e kreut të ri, BKH do të drejtohet nga zv.drejtori i kësaj Byroje, Joni Keta, i cili është njëherësh kandidat për të marrë drejtimin.

Kjo shtatëshe e kandidatëve kaloi fazat e komisionit përzgjedhës, përbërë nga 3 prokurorët e SPAK Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, në një garë me 13 kandidatë. Ata iu nënshtruan testit për aftësitë fizike, esesë me shkrim dhe testit logjik, poligrafit dhe intervistës me gojë para komisionit.

Tashmë, i duhet të kalojnë në filtrin e një komisioni të dytë, atij për Verifikimit e Figurës dhe Pasurisë. Anëtarët e tij, gjyqtarja e posaçme Saida Dollani, 2 prokurorë të SPAK, Behar Dibra dhe Eneid Nakuçi, dhe dy hetues të BKH-së. Rreth tyre mblidhet informacion nga shërbimi sekret dhe institucione për pastërtinë e figurës përfshirë dhe rrethin familjarë të tyre, si dhe analizohen pasuritë e tyre bazuar mbi deklaratat pranë Inspektoratit të Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë. 7 kandidatët do të shortohen për t’u përcaktuar relatori nga anëtarët e Komisionit, i cili do të merret me secilin prej kandidatëve.

Pas këtij procesi, është sërish Komisioni i Përzgjedhjes, i përbërë nga treshja e SPAK, që përcakton kandidatin më të mirë, i cili më tej do t’i nënshtrohet një programi trajnimi dhe do t’i dërgohet për miratim Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kandidatët e mbetur në garë për kreun e BKH:

  • Andi Pogaçe
  • Artur Beu
  • Elton Kërluku
  • Gentian Ndoi
  • Gentjan Shehaj
  • Gledis Nano
  • Joni Keta
Previous Post

Inceneratorët “dogjën” paratë, plehrat përfundojnë tek landfillet

Next Post

Certifikimi i 11 majit, PD ankimon vendimin e Komisionit Rregullator: Procesi u shoqërua nga shkelje të rënda ligjore

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al