Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

IKMT pranon skandalin: Fundosen 2 godina banimi te pallatet e “Alabbar-it” në Durrës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
IKMT pranon skandalin: Fundosen 2 godina banimi te pallatet e “Alabbar-it” në Durrës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka reaguar pas raportimeve në media lidhur me problematikat e konstatuara në projektin “Durrës Marina”, duke pranuar se dy godina banimi kanë pësuar ulje të konsiderueshme në strukturë.

Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë kryer për dy objektet e ndërtuara në zonat e menaxhimit A02 dhe A04 të projektit “Durrës Marina”, të cilat ndodhen në fazën e sistemimeve të jashtme.

Sipas raportit topografik të Institutit të Ndërtimit, objekti 02 ka pësuar një ulje prej 28 centimetrash, ndërsa objekti 04 është fundosur me 18 centimetra.

Pas këtyre konstatimeve, IKMT ka kërkuar zyrtarisht nga kompania zbatuese marrjen e masave të menjëhershme për realizimin e projekt-përforcimeve teknike që do të garantojnë stabilitetin dhe sigurinë e godinave.

“Në përfundim të inspektimit, raporti topografik i Institutit të Ndërtimit konfirmon se: Objekti 02, me fazë ndërtimore 1, 6, 7 dhe 8 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ka pësuar ulje prej 28 cm; Objekti 04, me fazë ndërtimore 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ka pësuar ulje prej 18 cm.

Nisur nga këto konstatime, IKMT i është drejtuar zyrtarisht kompanisë zbatuese të projektit, duke kërkuar marrjen e menjëhershme të masave për realizimin e projekt-përforcimeve të nevojshme teknike, të cilat garantojnë qëndrueshmërinë e strukturave. Ky projekt përforcimesh, përpara zbatimit, duhet të marrë miratimin nga autoritetet ligjore përgjegjëse për garantimin e respektimit të kushteve teknike të planifikimit dhe zbatimit të punimeve të ndërtimit”,- thuhet në reagimin e IKMT.

Ndërkohë kujtojmë se projekti i njohur ndryshe si kompleksi i Alabarit është prezantuar si një investim strategjik prej 3.2 miliardë eurosh në zonën e portit të Durrësit.

Sipas një denoncimi të publikuar më herët në media, problematika ka nisur që në fazat e para të ndërtimit, ku nuk janë vendosur pilotat e thella të domosdoshme për një terren ranor dhe të paqëndrueshëm pranë detit.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur projekti ka qenë nën kritika edhe për ecurinë e ngadaltë dhe modelin financiar. Edhe pse ishte premtuar ndërtimi i rreth 1680 apartamenteve në fazën e parë, deri më tani janë përfunduar vetëm tre godina, ndërsa investimet reale mbeten shumë larg shifrave të deklaruara fillimisht.

Sipas të dhënave financiare, për vitet 2023–2024 janë shpenzuar rreth 41 milionë euro për punime, ndërkohë që vetë kompania ka investuar vetëm një pjesë të vogël të kapitalit nga fondet e saj, duke u mbështetur kryesisht në shitjen e apartamenteve në fazë projekti.

Megjithatë, mbetet ende pa përgjigje pyetja thelbësore: kush mban përgjegjësi për këtë situatë-projektuesit, zbatuesit apo institucionet shtetërore që kanë mbështetur projektin?

Previous Post

Në krye të tregut të mashtrimit, kush janë dy vëllezërit që kanë pushtuar call center-at në Tiranë

Next Post

Instituti OSW: Qeveria Rama po dëmton drejtësinë dhe po largon Shqipërinë nga BE-ja

Next Post
Instituti OSW: Qeveria Rama po dëmton drejtësinë dhe po largon Shqipërinë nga BE-ja

Instituti OSW: Qeveria Rama po dëmton drejtësinë dhe po largon Shqipërinë nga BE-ja

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al