Një rast i rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku dy zyrtarë lokal të PS-së, kanë dhunuar një të ri vetëm e vetëm së kishte denoncuar rrugën e mjerueshme të fshatit të tij, ‘Polisi i vogël’.
Denoncimi është bërë nga kandidati për deputet në Elbasan, Bledi Himçi, i cili shkruan se policia nuk ka marrë asnjë masë.
Akuzohen se kanë dhunuar një person, Xhelal Mziu dhe nipi i tij referohen në SPAK
Denoncimi i plotë i Bledi Himçit:
Një ngjarje tronditëse dhe e papranueshme ka ndodhur sot në Elbasan.
Fatjon Coga, një qytetar i ndershëm dhe anëtar i Partisë Demokratike, është dhunuar barbarisht vetëm pse pati guximin të denoncojë publikisht në rrjetin e tij social Facebook gjendjen e mjerueshme të rrugës ‘Polisi i Vogël’.
Sulmi i dhunshëm ndaj tij, është kryer nga kryeplaku Klodian Pepa dhe kushëriri i tij Nazmi Muzhaqi. Dhuna është një atentat i hapur ndaj lirisë së fjalës dhe një sinjal alarmi për kapjen totale të institucioneve nga krimi lokal.
Edhe më shqetësuese është sjellja skandaloze e Policisë së Elbasanit. Ndonëse anëtari i PD ka denoncuar në polici dhunën e ushtruar ndaj tij, të dy agresorët e veshur me pushtet janë lënë të lirë nga policia,duke treguar se drejtësia në Elbasan është kthyer në vegël të pushtetit të inkriminuar.
Ky është një akt i pastër politik hakmarrjeje. Një akt frikacakësh që kanë humbur çdo lidhje me ligjin, moralin dhe qytetarinë.
I bëj thirrje Prokurorisë së Elbasanit të nisë menjëherë hetimet ndaj autorëve të kësaj ngjarjeje kriminale dhe ndaj çdo zyrtari policie, veçanërisht ndaj Shefit të Komisariatit të Policisë Elbasan, i cili është bërë palë me krimin. Heshtja dhe mosveprimi janë bashkëfajësi.
Ne, Partia Demokratike, jemi dhe do të mbetemi krah qytetarëve të thjeshtë, që kërkojnë vetëm dinjitet dhe një Shqipëri pa dhunë, pa krim, pa terror.
Këta banditë me pushtet mund të përdorin sot dhunën, por nuk do të ndalin dot marshimin e pandalshëm të qytetarëve drejt ndryshimit!
Të jenë të sigurtë,Elbasani nuk do të nënshtrohet✌