Monday, September 28, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Hetimet të jenë të pavarura”/ Presidenca zbardh çfarë u diskutua në Këshillin e Sigurisë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
“Hetimet të jenë të pavarura”/ Presidenca zbardh çfarë u diskutua në Këshillin e Sigurisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar, Presidenca ka bërë publike përfundimet e diskutimeve.

Mbledhja u thirr nga Presidenti Bajram Begaj në një kohë kur institucionet e sigurisë po përballen me zhvillime të rëndësishme pas çështjes së ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Takimi zgjati rreth 90 minuta dhe në të morën pjesë edhe përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK.

Sipas Presidencës, diskutimi u përqendrua te situata aktuale dhe masat që duhet të ndërmerren për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, koordinimit me partnerët dhe aleatët, si dhe rikthimin e besimit të publikut.

Deklarata:

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, thirri sot mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar për të diskutuar çështjet e aktualitetit dhe impaktin që ato kanë mbi veprimtarinë e institucioneve të sigurisë.

Në mbledhje, përveç anëtarëve që përcakton ligji, ishin të ftuar edhe institucioni e Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-u.

Këshilli diskutoi për situatën dhe masat që duhet të merren nga institucionet për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, bashkëpunimin me partnerët dhe aleatët dhe forcimin e besimit të publikut.

Në takim u konkludua se:

Për sigurinë kombëtare, institucionet nuk konkurrojnë me njëri-tjetrin. Ato kanë përgjegjësi të ndryshme, por i shërbejnë të njëjtit interes: sigurisë së Republikës së Shqipërisë. Çdo mosbesim institucional të zëvendësohet me bashkëpunim, koordinim dhe komunikim profesional.

Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura dhe të respektohen nga të gjithë. Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë.

Institucionet t’u tregojnë qytetarëve se sistemi di të korrigjojë vetveten e të mbrojë interesin publik. Detyra jonë është të forcojmë standardet, kontrollin, transparencën, llogaridhënien dhe bashkëpunimin institucional.

Shqipëria ka institucione, ka partnerë dhe aleatë ndërkombëtarë, ka profesionistë dhe kapacitete. Institucionet e Republikës të punojnë së bashku për të forcuar shtetin, sigurinë kombëtare dhe besimin e qytetarëve.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar nuk merr vendime. Ai është organ këshillimor i Presidentit të Republikës dhe mbështet Presidentin në ushtrimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore. Mbledhjet e tij zhvillohen të mbyllura.

Previous Post

U shtirën si Taulant Balla për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës, arrestohen dy të rinj

Next Post

Protesta për ujin e pijshëm, përplasje mes banorëve dhe policisë

Next Post
Protesta për ujin e pijshëm, përplasje mes banorëve dhe policisë

Protesta për ujin e pijshëm, përplasje mes banorëve dhe policisë

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve
AKTUALITET

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

by Redaktor Redaktor
September 24, 2026
0

Shkarkohet nga detyra Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). “Boldnews.al” mëson se vendimi...

Read moreDetails
“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

September 26, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

September 24, 2026
Briken Hasimi, djali që e vizatoi vetë ëndrrën e tij

Briken Hasimi, djali që e vizatoi vetë ëndrrën e tij

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Mos ia jepni askujt”! AKSK paralajmëron shqiptarët për sigurinë e WhatsApp-it

“Mos ia jepni askujt”! AKSK paralajmëron shqiptarët për sigurinë e WhatsApp-it

September 28, 2026
Protesta për ujin e pijshëm, përplasje mes banorëve dhe policisë

Protesta për ujin e pijshëm, përplasje mes banorëve dhe policisë

September 28, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al