Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Hetimet/ Si Arjon Hasaj futi në “kurth” Ramazan Matajn: Pagova një vajzë rome

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Hetimet/ Si Arjon Hasaj futi në “kurth” Ramazan Matajn: Pagova një vajzë rome
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e Ramazan Matajt, ngjarje e rejgistruar mbrëmjen e 5 Janarit, rreth orës 07:15 në vendin e quajtur “Dragoç” në Postribë të Shkodrës. Dosja u dërgua dy ditë më parë për gjykim nga Prokuroria e Shkodrës ku janë marrë të pandehur vëllezërit Arjon Hasaj si organizator dhe ekzekutor dhe Klisman Hasaj si bashkëpunëtor.

Nga dosja e mbërritur në gjykatën e Shkodrës rezulton se viktima ishte futur në “kurth” nga një profil mashtrues në rrjetin sociale Instagram, që përdorej nga Arjon Hasaj dhe hiqej si femër.

Ky i fundit ka pranuar autorësinë e krimit, ka shfaqur pendesë dhe ka treguar se ka paguar një vajzë rome për t’i nisur dy mesazhe zanore Matajt dhe për ta bindur atë se po fliste me një femër.

Arjon Hasaj ka deklaruar se 2-3 netë përpara se të kryente vrasjen, se kishte parë në Instagram-in e motrës së tij, Armela Hasajt, me të cilën nuk kishin komunikim prej 3 vitesh, një video të saj me një makinë që e dalloi se ishte e Ramazan Mataj.

“Më rëndoi edhe më tepër psikologjikisht”, tha ai, teksa ka rrëfyer se motra e tij kishte një lidhje disa vjeçare me Ramazan Matajan, ku e akuzonte për marrëdhënie intime dhe për shpërndarje të përmbajtjeve të fotove e video intime të motrës së tij, duke i shkaktuar dy divorce.

Pasi kishin lënë takimin në një natë me shi, Arjon Hasaj tregon se sapo pa që viktima u afrua me makinë “e qëllova 18-19 herë me një pushkë 20-she dhe më pas u largova me biçikletë në shtëpi dhe fsheha armën pas shtëpisë”.

“Për vrasjen askush nuk ka patur dijeni dhe nuk më ka ndihmuar askush”, ka deklaruar Arjon Hasaj, edhe pse Policia ka arrestuar vëllain e tij, Klismanin si bashkëpunëtor.

Dy të pandehurit gjatë qëndrimit në mjediset e policisë Shkodër nga një përgjim i bërë në komisariat flasin për vrasjen duke rënë dakord që fillimisht të mos e pranojnë nëse policia nuk ka prova por pas sekuestrimit të armës së krimit, 16 gëzhojave në vendngjarje dhe një municioni luftarak Arjon Hasaj pranoi se e kreu ai vrasjen ndërsa u arrestua në Muriqan duke tentuar të kalonte në Malin e Zi menjëherë pasi vrau Ramazan Mataj.

Në dosje përfshihet edhe dëshmia e motrës së autorëve, e cila pranoi se kishte pasur një lidhje me viktimën që nga viti 2018 dhe se shpesh herë ai e ka kanosur gjë për të cilën ka bërë edhe kallëzim por viktima nuk e ka pranuar kanosjen ndaj saj e cila ka marrë disa herë urdhër mbrojtje nga gjykata për këtë rast.

“E kisha bllokuar por më shkruante me adresa fallco dhe shpërndante foto dhe video të mia. Gjatë gjithë kohës kam qenë e përndjekur nga Ramazani”, deklaroi ajo.

Ndërkohë, babai i viktimës, Fatmir Mataj, ka deklaruar se djali i tij i kishte thënë se do të takohej me një vajzë nga fshati Drisht, me të cilën kishte qëllime serioze, por mesazhet dhe telefonatat e babait në celular gjatë gjithë natës nuk morën përgjigje derisa në mëngjes mësoi për vrasjen e të birit përmes mediave.

Prokuroria e Shkodrës thekson se dosja përmban prova materiale dhe dëshmi të shumta që e lidhin drejtpërdrejt Arjon Hasajn me ekzekutimin.

Previous Post

E godet me kosore në kokë dhe i thyen krahun, 56-vjeçari “masakron” një 39-vjeçar në Bushat

Next Post

Akuzohet se vrau biznesmenin italian/ Kamber Sulçaj mbetet në qeli

Next Post
Akuzohet se vrau biznesmenin italian/ Kamber Sulçaj mbetet në qeli

Akuzohet se vrau biznesmenin italian/ Kamber Sulçaj mbetet në qeli

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al