Ardit Domi, 28 vjeç, dhe Lorenc Çali, 27 vjeç, vodhën një automjet në Durrës dhe e përdorën për të vjedhur një karburant në Sukth.
Dy të rinjtë u identifikuan nga policia dhe gjatë ndjekjes, makina e të rinjve doli nga rruga. Në këtë moment të rinjtë kanë hapur zjarr ndaj efektivëve.
Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, Domi ka mbetur i plagosur ndërsa, Çali është vënë në pranga. 28-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.








