Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Biznesi i “urisë”, shqiptarët po braktisin dietat me pak kalori për ushqimet e pasura me proteina

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Biznesi i “urisë”, shqiptarët po braktisin dietat me pak kalori për ushqimet e pasura me proteina
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Moda e re ushqimore është e qartë: konsumatorët po braktisin dietat me pak kalori për ushqimet e pasura me proteina. Nga qiqrat e pjekura te kefiri dhe proteina shtazore, tregu ushqimor global dhe ai shqiptar, po përshtatet me një “uri” të re që vjen nga palestrat, mediat sociale dhe dëshira për një trup më të fortë. Kjo prirje, e nxitur nga influencuesit, reklamat dhe ndërgjegjësimi i shtuar për shëndetin, po kthehet në një mundësi të artë për prodhuesit dhe tregtarët e ushqimeve, që po zhvillojnë produkte të reja për të kënaqur konsumatorët e etur për proteina. Një fiksim ushqimor që po shndërrohet në një biznes fitimprurës?

 

Në një kohë kur modelet ushqimore janë gjithnjë e më shumë të ndikuara nga influencuesit dhe trendet sociale, kërkesa për ushqime të pasura me proteina ka arritur nivele të papara më parë, duke shtuar fitimet e bizneseve ushqimore, edhe në Shqipëri.

Ushqimet “me shumë proteina” kanë zëvendësuar ushqimet “me pak kalori” si një trend i ri që mbizotëron në raftet e supermarketeve. Në seksionet e ushqimeve të shpejta, përveç patatinave, tashmë mund të gjenden të gjitha produktet e pasura me proteina.

Në Shqipëri, tendenca është gjithashtu e dukshme. Seksionet e bulmetit janë mbushur me produkte të tilla si kefir, që njihen për përmbajtjen e lartë me proteina.

Për më tepër, dietat e pasura me proteina po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet në media sociale, ku influencuesit e ushqyerjes dhe fitnesit këshillojnë përdorimin e këtyre produkteve.

Trupi i fortë dhe muskuloz ka marrë vëmendje të madhe, duke zëvendësuar pamjen e dobët, një tjetër aspekt që ka nxitur kërkesën për ushqime të pasura me proteina.

Një analizë e tregut në Shqipëri tregon se gjithnjë e më shumë individë janë duke kërkuar mënyra për të rritur marrjen e proteinave.

 

Kërkimet online për “dietë me proteina të larta” kanë arritur kulme të larta dhe e njëjta tendencë është reflektuar në rritjen e shitjeve të produkteve të pasura me proteina në supermarkete dhe dyqanet online.

 

Si shpjegohet kjo dëshirë?

 

Një pjesë e madhe e saj vjen nga ndërgjegjësimi në rritje për përfitimet shëndetësore të konsumimit të proteinave, por gjithashtu ndikuar nga një “fiksim” i trendeve të reja, që po merr përmasa të një fenomeni kulturor të gjerë.

 

Dëshira për proteina nuk është thjesht një trend kalimtar, por një transformim i qëndrueshëm në zakonet ushqimore dhe mënyrën e jetesës së konsumatorëve.

 

Disa faktorë të tjerë janë gjithashtu të përfshirë në këtë ndryshim të shpejtë: rritja e interesit për shëndetin dhe mirëqenien, rritja e njohurive mbi rolin e proteinave në ndihmën për forcimin e muskujve dhe menaxhimin e peshës, si dhe një ndryshim i perceptimit për trupin e bukur.

 

Trendi ka krijuar një mundësi të madhe për markat ushqimore, të cilat po shfrytëzojnë këtë kërkesë me produkte të reja dhe inovative, duke u ofruar konsumatorëve mundësi për të pasur një dietë të pasur me proteina, që është gjithashtu e përshtatshme dhe lehtë e konsumueshme.

“Rritja e interesit për produktet me përmbajtje të lartë proteinash është një trend global që po reflektohet edhe në Shqipëri”, thotë Diola Dosti, nutricioniste e njohur.

“Por, jo gjithmonë etiketa ‘high protein’ do të thotë se kemi të bëjmë me një produkt të shëndetshëm. Shumë nga këto produkte përmbajnë sheqerna të fshehura, yndyra të shtuara apo përbërës artificialë”.

Sipas saj, konsumatorët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të lexojnë me vëmendje përbërjen ushqimore përpara se të vendosin çfarë të fusin në dietën e përditshme.

“Ka shumë keqkuptime, njerëzit mendojnë se nëse një kos apo një biskotë ka proteina, automatikisht është i shëndetshëm. Por në fakt, përfitimet varen nga cilësia dhe burimi i proteinave, jo vetëm nga sasia”.

 

Znj. Dosti thekson se trupi i njeriut ka nevojë për proteina, por në sasi të balancuara dhe të marra nga burime sa më natyrale.

 

“Gjoksi i pulës, veza, peshku, bishtajoret, arrorët dhe qumështi janë burime shumë më të mira dhe të sigurta proteinash, në krahasim me produktet e përpunuara që thjesht reklamohen si ‘fit’ apo ‘protein snack’”. – shpjegon ajo.

 

Ajo thotë gjithashtu se “nuk është e nevojshme të konsumosh një produkt ‘protein bar’ nëse ke ngrënë një vakt të plotë, me mish, perime dhe pak drithëra integrale.

 

Trupi e merr atë që i nevojitet nga ushqimi i zakonshëm, nuk ka nevojë të bombardohesh me proteina nga çdo vakt apo ushqim i ndërmjetëm”.

 

Më tej, Diola Dosti thekson rëndësinë e edukimit ushqimor për të shmangur vendime të gabuara që lidhen me trendet. “Ka një iluzion që po krijohet, sa më shumë proteina të konsumosh, aq më mirë për trupin tënd.

 

Por e vërteta është që çdo lëndë ushqyese, kur merret pa kriter, sjell pasoja. Proteina e tepërt, sidomos ajo nga suplementet apo produkte ultra të përpunuara, mund të rëndojë veshkat dhe sistemin tretës”.

 

Ajo paralajmëron se shumë njerëz e lidhin konsumin e proteinave me dobësimin, por në realitet, nuk është aq e thjeshtë. “Dobësimi kërkon një qasje të integruar si aktivitet fizik, deficit kalorik dhe ushqyerje cilësore.

 

Nuk është një biskotë proteinike ajo që do të të ndihmojë të biesh në peshë, nëse pjesa tjetër e stilit të jetesës nuk mbështet këtë qëllim”.

Sipas saj, është e rëndësishme të bëhet një diferencim mes produkteve të krijuara për individë që bëjnë aktivitet intensiv fizik dhe atyre me një jetë sedentare.

“Nuk mund të barazosh nevojat ushqimore të një personi që trajnohet çdo ditë me ato të dikujt që kalon shumicën e ditës ulur në zyrë. Dhe megjithatë, të dy mund të konsumojnë të njëjtin produkt ‘protein snack’, duke menduar se po bëjnë një zgjedhje të shëndetshme”.

Previous Post

Hapën zjarr ndaj policisë, kush janë 3 të rinjtë e arrestuar në Durrës

Next Post

Asociacioni i Gazetarëve dënon kërcënimet ndaj gazetarit Almer Toska

Next Post
Asociacioni i Gazetarëve dënon kërcënimet ndaj gazetarit Almer Toska

Asociacioni i Gazetarëve dënon kërcënimet ndaj gazetarit Almer Toska

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al