Thursday, September 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Hantavirusi është në Shqipëri”/ Eksperti jep alarmin: Ja si është futur!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
“Hantavirusi është në Shqipëri”/ Eksperti jep alarmin: Ja si është futur!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, ka ngritur shqetësimin se hantavirusi është i pranishëm në Shqipëri. Sipas Dashos, hantaviruset përbëjnë një familje të madhe virusesh me pasoja të ndryshme klinike te njeriu.

Ai shpjegon se lloji i njohur si “hantavirusi i Andeve” ka qarkulluar kryesisht në Amerikën e Jugut dhe karakterizohet nga transmetimi fillestar nga brejtësit te njeriu, por në raste të caktuara mund të kalojë edhe nga njeriu te njeriu.

“Kjo nuk është diçka e re, është konstatuar prej më shumë se 10 vitesh në Kili dhe Argjentinë, ku pacientët kanë infektuar edhe mjekët që nuk kanë respektuar masat mbrojtëse”, tha ai.

Dasho thekson se rastet në Shqipëri janë sporadike dhe shumë të rralla. Sipas tij, në vend ka pasur një shpërthim në vitet ’80, ndërsa aktualisht shumica e rasteve kalojnë si viroza të zakonshme.

Megjithatë, ai paralajmëron se në rastet me komplikacione, hantavirusi mund të jeyë agresiv dhe të kenë vdekshmëri më të lartë krahasuar me vende të tjera europiane.

Sipas ekspertit, një nga burimet kryesore të infektimit është kontakti me brejtësit, veçanërisht minjtë e arave, si dhe me jashtëqitjet dhe urinën e tyre.

Kur këto thahen dhe kthehen në pluhur, grimcat mund të thithen përmes rrugëve të frymëmarrjes.

Ai shton se mënyra të tjera infektimi përfshijnë edhe kafshimin e brejtësve ose konsumimin e ushqimit të kontaminuar prej tyre.

“Hantaviruset janë një familje e madhe virusesh me pasoja të ndryshme klinike te njeriu. Hantvirusi në fjalë njihet si i Andeve sepse ka qarkulluar lirisht në Amerikën Jugore. Karakteristika e hantaviruseve janë kalimi nga brejtësit te njeriu.

Hantavirusi i Andeve ka edhe mundësinë e kalimit nga njeriu te njeriu. Kjo nuk është diçka e re, ka më shumë se 10 vite që është konstatuar në Kili dhe Argjentinë, zona ku ai qarkullon. Pacientët kanë infektuar mjekët që janë kujdesur pa respektuar masat.
Rastet në Shqipëri janë sporadike, numërohen me gishtat e dorës. Ka pasur një shpërthim në vitet ’80, por momentalisht janë shumë të rralla. Shumica e rasteve kalojnë si një virozë e zakonshme.

Por në rastet me komplikacione, variantet që transmetohen në Shqipëri janë agresive dhe kanë një vdekshmëri më të lartë në krahasim me hantaviruset që janë në Gjermani apo vende të tjera.

Fati i keq i Ballkanit është që hantavirusi që prek minjtë e vegjël të arave, që ka një shenjë të verdhë në qafë dhe njihet edhe si miu i verdhë i arave, bëhet bartës i hantavirusit të Beogradit dhe ka një shkallë vdekshmërie të lartë kur komplikohet me komplikacione pulmonare.

Ky virus e ka prekur Shqipërinë, është aktiv prej disa dekadash. Varet vetëm nëse qytetarët kanë kontakt me jashtëqitjen dhe urinën e minjve. Kur ato nuk pastrohen dhe thahen, më pas kthehen në pluhur dhe grimcat mund të merren nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes. Variantet e tjera janë nga kafshimi i brejtësve ose kur jashtëqitjet e tyre kontaminojnë ushqimin”, tha ai

Previous Post

Mbi 200 mijë persona kaluan Kanalin Anglez në 8 vite

Next Post

SKANDAL NË VAUN E DEJËS/ Eskavatori iu dha familjarëve të zyrtares së Bashkisë, skualifikohen firmat e specializuara

Next Post
SKANDAL NË VAUN E DEJËS/ Eskavatori iu dha familjarëve të zyrtares së Bashkisë, skualifikohen firmat e specializuara

SKANDAL NË VAUN E DEJËS/ Eskavatori iu dha familjarëve të zyrtares së Bashkisë, skualifikohen firmat e specializuara

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kosova pa President/ Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së

Kosova pa President/ Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së

September 3, 2026
Nuk lejoi gazetarët brenda Kuvendit, Zhupa: Garda duhet të jetë në shërbim të shtetit e ligjit, jo të sillet si “ushtri” partie

Zhupa- Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh qytetarët, jep dorëheqjen!

September 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al