Sunday, July 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SKANDAL NË VAUN E DEJËS/ Eskavatori iu dha familjarëve të zyrtares së Bashkisë, skualifikohen firmat e specializuara

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
SKANDAL NË VAUN E DEJËS/ Eskavatori iu dha familjarëve të zyrtares së Bashkisë, skualifikohen firmat e specializuara

FOTO E GJENERUAR NGA CHAT GPT

0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter
Bashkitë dhe njësitë vendore janë shndërruar në strofulla të korrupsionit, ku fondet publike trajtohen si pronë private e pushtetarëve lokalë dhe klientelës së tyre politike e familjare. Tenderat nuk zhvillohen më për interesin e qytetarëve, por për të ushqyer një rrjet të mirëorganizuar përfituesish, të lidhur me zyrtarë, drejtorë, administratorë dhe njerëz me ndikim politik.
Një nga rastet më skandaloze është tenderi i zhvilluar më 12 gusht 2025 nga Bashkia Vau Dejës për “Blerje eskavator me zinxhir”, me fond limit 7,916,666 lekë nga Buxheti i Shtetit.
Në letër, procedura duket si një garë normale me katër operatorë ekonomikë pjesëmarrës: “NAIM HYSI” P.F, “BORIS 2019” shpk, “ARTEO 2018” shpk dhe “Lazër Gjekaj” P.F. Por realiteti duket krejt tjetër.
Si në shumicën e tenderave klientelistë në Shqipëri, gara ishte vetëm dekor. Fituesi dukej i vendosur paraprakisht.
Pas eliminimit të operatorëve të tjerë, fitues u shpall “BORIS 2019” shpk me ofertën 7,494,500 lekë, pra pikërisht oferta më e lartë. Një tjetër tender me “flamur të kuq”, ku jo vetëm që nuk fitoi oferta më ekonomike për qytetarët, por u favorizua subjekti i lidhur me njerëzit e pushtetit. 
Dhe këtu nis skandali i vërtetë.
Sipas ekstraktit të QKB-së, “BORIS 2019” shpk nuk ka objekt aktiviteti tregtimin e automjeteve apo makinerive të rënda. Në listën e aktiviteteve të saj figurojnë shërbime të ndryshme, deri edhe katering e fotografi, por jo tregtim eskavatorësh apo makinerish pune.
Pra, Bashkia Vau Dejës shpall fitues për blerje eskavatori një subjekt që ligjërisht nuk merret me shitje- blerje mjetesh në këtë rast me eskavatorë. Kjo e vertetuar nga ekstrakti I QKB-së!
Kjo përbën jo vetëm skandal administrativ, por korrupsion I qartë,  veprime serioze dhe shkelje të hapur të Ligjit për Prokurimet Publike dhe Dokumenteve Standarde të Tenderit, ku objekti i aktivitetit është kusht bazë për pjesëmarrje në procedurë. Pra vjedhje e hapur e parasë publike dhe taksave të banorëve të Bashkisë Vau Dejës.
Megjithatë, komisioni i tenderimit nuk e ka parë si problem mungesën e objektit të aktivitetit. Përkundrazi, ka skualifikuar subjektet që realisht merren me tregtimin e automjeteve dhe makinerive të rënda.
Pra, janë përjashtuar kompanitë që kishin kapacitetin ligjor dhe teknik për ta realizuar kontratën, ndërsa është favorizuar një kompani pa eksperiencë, pa aktivitet përkatës dhe pa kapacitete reale.
Kompania “BORIS 2019” shpk administrohet zyrtarisht nga Saime Kolçe, një 65-vjeçare, shtëpiake, pa aktivitet ekonomik real dhe pa asnjë të punësuar tjetër përveç vetes. Praktikisht, sipas burimeve dhe të dhënave të disponueshme, aktiviteti kontrollohet nga djali i saj Besmir Kolçe, avokat dhe përfaqësues juridik i subjektit.
Por lidhjet bëhen edhe më të forta.
Besmir Kolçe është bashkëshorti i Erjona Kolçes, e cila në periudhën kur zhvillohej tenderi ishte përgjegjëse e sektorit të Integrimit Europian dhe Projekteve në Bashkinë Vau Dejës, ndërsa më herët kishte mbajtur postin e koordinatores së Qendrës së BE-së në këtë bashki. Më pas, më 11.04.2026, ajo emërohet administratore e Njësisë Administrative Bushat.
KLIKO LINKUN  njoftim i kontrates
Pra, subjekti që fiton tendera publikë rezulton e lidhur familjarisht me njerëz që kanë ushtruar dhe ushtrojnë funksione drejtuese brenda vetë Bashkisë Vau Dejës.
Në çdo shtet normal, ky fakt do të mjaftonte për hetim të menjëhershëm për konflikt interesi dhe korrupsion.
Por në Bashkinë Vau Dejës duket se këto lidhje jo vetëm nuk përbëjnë problem, por shërbejnë si garanci për të fituar tendera publikë.
Skandali thellohet edhe më shumë nga fakti se “BORIS 2019” shpk nuk rezulton të ketë në inventar asnjë eskavator me zinxhir. Megjithatë, komisioni i tenderimit e shpall fituese dhe i jep afat dy muaj për realizimin e kontratës. Veprime që vetëm mjeshtrat e Komisionit të Vlersimit të Ofertave në Vau Dejës din ti bëjnë!
KLIKO LINKUN  proceverbal blerje mallra
Pra, Bashkia Vau Dejës nuk bleu një eskavator nga një subjekt që dispononte mjetin, por nga një ndërmjetës klientelist që duhej fillimisht ta blinte diku tjetër e më pas t’ia shiste bashkisë. Ndërsa po Bashkia Vau Dejës në tendera tjerë siç është rikonstrukcion I një rruge lë afat për zbatim vetëm 30 ditë, apo edhe për furnizime të tjera me mallra vetëm 10 ditë, ndërsa për blerjen e një fadrome siç është rasti në vitin 2023.
( shih linkun: https://openprocurement.al/sq/tender/view/id/52415 )
Një skemë tipike e përdorur për të kanalizuar fondet publike tek kompani të lidhura politikisht.
Në thelb, Bashkia nuk po kërkonte mjetin më të mirë apo ofertën më të leverdishme për qytetarët, por po kërkonte mënyrën për të zhvatur taksat e qytetarëve, dhe  për t’i dërguar tek një subjekt të caktuar! Dhe kjo nuk është një rast i izoluar.
Sipas të dhënave të publikuara në “OpenCorporates”, deri më 02.09.2025, “BORIS 2019” shpk rezulton me 714 transaksione të kryera nga Thesari i Shtetit, me një vlerë totale prej 363,499,131 lekësh.
( shih linkun: https://spending.data.al/en/treasury/list/faqe/36/year/2019/perf_id/BORIS2019 )
KLIKO LINKUN Verifikim-Paraprak-per-Ngritje-ne-Detyre-Pergjegjes-2025
Mbi 363 milionë lekë para publike për një kompani që në letra ka vetëm një të punësuar formal: administratoren- shtëpiake 65-vjeçare Saime Kolçe.
Një kompani pa staf real, pa kapacitete reale dhe me seli në banesen familjare në Kosmaç të Vau Dejës arrin të thithë qindra milionë lekë nga institucionet shtetërore.
Kjo nuk ngjan me sipërmarrje normale.
Kjo ngjan me një skemë të strukturuar për të përdorur kompani fasadë në funksion të përfitimit të fondeve publike.
Në këtë mënyrë krijohet një zinxhir interesash politike, ekonomike dhe familjare, ku tenderat publikë qarkullojnë brenda një rrethi të mbyllur njerëzish të lidhur me pushtetin.
Ndërkohë, qytetarët e Vau Dejës paguajnë taksa, jetojnë mes mungesës së investimeve reale dhe shohin sesi fondet publike përfundojnë në duart e një grushti njerëzish të privilegjuar.
Tenderat janë kthyer në bankomat politik.
Institucionet janë kthyer në zyra shpërndarjeje për klientelën.
Ligji zbatohet vetëm për qytetarët e zakonshëm, ndërsa për njerëzit e lidhur me pushtetin duket se gjithçka lejohet.
Dhe pyetja që ngrihet sot është e thjeshtë:
Sa tendera të tjerë janë fituar me të njëjtën skemë?
Sa kompani fasadë përdoren për të kanalizuar paratë publike?
Dhe deri kur fondet e qytetarëve do të vazhdojnë të trajtohen si plaçkë për t’u ndarë mes njerëzve të pushtetit?
Tags: “ARTEO 2018” shpk“Blerje eskavator me zinxhir”“BORIS 2019” shpk“Lazër Gjekaj” P.F.666 lekë916Bashkia Vau DejësBuxheti i Shtetit. “NAIM HYSI” P.Ffond limit 7skandalozetenderi i zhvilluar më 12 gusht 2025
Previous Post

“Hantavirusi është në Shqipëri”/ Eksperti jep alarmin: Ja si është futur!

Next Post

Teherani vazhdon retorikën e ashpër, teksa SHBA-ja pret përgjigje për propozimin për paqe

Next Post
Teherani vazhdon retorikën e ashpër, teksa SHBA-ja pret përgjigje për propozimin për paqe

Teherani vazhdon retorikën e ashpër, teksa SHBA-ja pret përgjigje për propozimin për paqe

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al
AKTUALITET

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

by Redaktor Redaktor
July 14, 2026
0

Pretendime të publikuara online kanë ngritur shqetësime për një sulm të mundshëm ndaj të dhënave që lidhen me ProCredit Bank...

Read moreDetails
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Tender me “garë” pa garë në Lezhë? Eliminohen të gjithë operatorët, shpallet fitues “DRINI A”

Tender me “garë” pa garë në Lezhë? Eliminohen të gjithë operatorët, shpallet fitues “DRINI A”

July 9, 2026
Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

July 19, 2026
DOSJA E SPAK/ Tufa me euro dhe dhoma të mbushura me kokainë, dalin bisedat mes trafikantëve

DOSJA E SPAK/ Tufa me euro dhe dhoma të mbushura me kokainë, dalin bisedat mes trafikantëve

July 10, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

July 19, 2026
Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

July 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al