Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Grabitja te “FiBank”/ Eksperti: Siguria publike në Shqipëri, problem serioz

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Grabitja te “FiBank”/ Eksperti: Siguria publike në Shqipëri, problem serioz
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Grabitja e bankës së nivelit të dytë në zonën e ish-Parkut një ditë më parë në Tiranë, për ekspertin e sigurisë, Bedri Elezi, është një alarm serioz në lidhje me sigurinë publike në Shqipëri. Ai theksoi se duhet të merren masa konkrete që të mos rrezikohet jeta e qytetarëve.

“Siguria publike në Shqipëri është problem serioz, këto rastet e rrezikimit të qytetarëve përmes vjedhjeve nën kërcënim dhe ky rast e raste të tjera janë alarme serioze se në Shqipëri duhet të merren masa konkrete për sigurinë publike. Vjedhja e plaçkitja e bankës janë të rrezikshme; e para se personat duan të shmangin arrestimin dhe e dyta se mund të rrezikojnë dëshmitarët për t’ia mbyllur gojën. ka Ndodhur në të kaluarën që dëshmitarët janë më të rrezikuar”, u shpreh Elezi.

Duke qenë se bankat janë zona me rrezikshmëri të lartë, eksperti i sigurisë thekson se në vendin tonë nuk ka protokoll të mjaftueshëm të sigurisë.

“Njësitë e inteligjencës të bëjnë matje në lidhje me shkallën e rrezikshmërisë në zona të caktuara. Bankat janë zona me rrezikshmëri të lartë. Ne kemi parë që nuk ka protokoll të mjaftueshëm të sigurisë. Në Shqipëri unë kam parë që e gjithë siguria organizohet mbi baza biznesore. Biznesi merret me sigurinë dhe kjo nuk korrespondon me sigurinë faktike. Ky rast të shërbejë me një plan të ri parandalues. Personat që merren me këto krime e kanë parasysh nivelin e sigurisë në banka dhe përpjekja e tyre mund te jetë e sfidueshme”, tha Elezi.

Për të rritur sigurinë në banka, eksperti Elezi sugjeron pajisjen e tyre me detektorë, si një kërkesë që duhet të vijë nga autoritete nga dhënia e licencës e deri te marrja e masave dhe zbatimi i tyre.

“Personi që është i angazhuar si security është një person që mban rendin të organizimit të brendshëm për persona agresivë në çështje teknike dhe jo në aspektin organizativ e të vjedhjes. Kur jepen licencat për bankat duhet të kenë parasysh çështje të sigurisë, sepse  rrezikohen qytetarët e punonjësit dhe duhet që nga banka kërkohen standardet, duke siguruar pajisje siç janë detektorë për konstatimin e gjendjes faktike në lidhje me posedimin e armëve jo vetëm armëve të zjarrit por edhe armë të ftohta. Kjo duhet të jetë një kërkesë që vjen nga autoritetet që merren me rregullimin administrativ të biznesit dhe më pas te zbatimi i tyre. Çështja lidhet me protokollin e sigurisë i cili shihet si standard që nga dhënia e licencës e deri te masat për kontrollin dhe zbatimin e tyre”, theksoi ai në Dita Jonë në A2 CNN.

Previous Post

Ekstradimi i Mario Çelës, policia: Akuzohet për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal

Next Post

Instituti amerikan: Demonstratat e ashpra në Shqipëri tregojnë se rajoni, dhe Serbia, kërkojnë ndryshime politike

Next Post
Instituti amerikan: Demonstratat e ashpra në Shqipëri tregojnë se rajoni, dhe Serbia, kërkojnë ndryshime politike

Instituti amerikan: Demonstratat e ashpra në Shqipëri tregojnë se rajoni, dhe Serbia, kërkojnë ndryshime politike

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al