Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Goditi me grusht sekretarin e KZAZ nr. 30 në Kashar, lihet në burg Rei Nozllin

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Goditi me grusht sekretarin e KZAZ nr. 30 në Kashar, lihet në burg Rei Nozllin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës ka lënë në arrest me burg 26-vjeçarin Rei Nozlli, i cili dhunoi dy ditë më parë, sekretarin e KZAZ nr. 30 në Kashar.

Mësohet se autori po ndiqte procesin e numërimit të votave pa pasur statusin e vëzhguesit të asnjë subjekti politik. Mbi Nozllin rëndon vepra penale ‘kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, shtetasi R.N. u la në masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprën penale ‘Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’ parashikuar nga neni 329/3 i Kodit Penal.

Në datën 15.05.2025, në KZAZ nr.30, Kashar, ka qenë duke u zhvilluar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë që kanë garuar në zgjedhjet e përgjithshme të datës 11.05.2025. Rreth orës 14.00’, gjatë procesit të numërimit, numëruesi përkatës ka deklaruar të pavlefshme një votë dhe atë moment shtetasi R.N. dhe disa persona të tjerë që ndodheshin me të, kanë reaguar duke bërtitur, duke shprehur mosdakortësinë me këtë vendim të numëruesit.

Këta persona qëndronin në ambientet e numërimit të votave dhe ndiqnin procesin, pa patur statusin e vëzhguesit të asnjë subjekti politik. Mbas identifikimit të këtij reagimi, kallëzuesi R.M., në cilësinë e sekretarit të KZAZ nr.30 dhe në ushtrim të detyrës funksionale, u kërkoi të qetësohen, pasi do të mblidhte komisionin dhe do të bënin vlerësimin e votës së kontestuar, por grupi i personave nuk ndaloi dhe vijuan me fjalë fyese.

Në këtë situatë, kallëzuesi u kërkoi që të qetësohen, mbasi përndryshe do t’i nxirrte jashtë nga ambienti i numërimit të votave. Menjëherë mbas kësaj, shtetasi R.N. kaloi shiritin e perimetrit të sigurisë dhe shkoi drejt tij duke e goditur me grushta dhe shkelma. Mbas tij shkuan edhe personat e tjerë, por numëruesit që ishin aty afër ndërhynë, duke u munduar që t’i mbajnë fizikisht.

Previous Post

Alesja Balliu: Pranoni me nder dështimin tuaj dhe mos iu vërsulni gazetarëve

Next Post

PD drejt humbjes së mandatit në Lezhë, Gjekmarkaj: Piroli ka bërë betejë të shkëlqyer, do ishte mëkat nëse i hiqet

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al