Friday, July 4, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Goditet sërish grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron mbi 4 mln Euro pasuri në Itali! Skema e pastrimit të parave

Editor by Editor
July 3, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Goditet sërish grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron mbi 4 mln Euro pasuri në Itali! Skema e pastrimit të parave
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një organizate kriminale nga qyteti i Elbasanit, e cila vepronte edhe në Verona të Italisë, i janë sekuestruar pasuri të cilat e kalonin vlerën e 4 milionë Eurove. Sipas burimeve, bëhet fjalë për pasuri të grupit të Suel Çelës.

Operacioni u krye në bashkëpunim mes Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Veronës.

Kjo shënon herën e parë që SPAK ka bërë sekuestrim të pasurive të krimit të organizuar jashtë territorit të Shqipërisë. Por edhe për autoritetet italiane është hera e parë që një organizate kriminale shqiptare investon në pasuri të paluajtshme në territorin e një shteti të Bashkimit Europian, në këtë rast, Italisë.

SPAK njoftoi sot më 3 korrik se Gjykata e Veronës vendosi si masë preventive sekuestrimin e disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, burimeve financiare dhe aksioneve të pasurisë së një shoqërie tregtare.

Më konkretisht u sekuestruan:

•Një ndërtesë, pasuri e paluajtshme në Nogarole Roça (Verona)

•Një ndërtesë, në vlerë rreth 3 milionë euro, e përbërë nga 30 njësi (zyra dhe dyqane) (Verona)

•Një llogari bankare ku depozitoheshin qiratë e zyrave dhe dyqaneve (rreth 400 mijë euro në vit)

•Një shoqëri tregtare që operonte në fushën e ndërtimit, me kuota 100% në Itali.

Nga hetimet rezulton se këto pasuri janë krijuar dhe financuar me përfitimet nga trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut në tregjet europiane.

Suel Çela
Suel Çela

Skema e pastrimit të parave

Vëmendja e autoriteteve ligjzbatuese shqiptare dhe italiane u përqendruan tek një shoqëri e pasurive të paluajtshme në Itali. Asaj i dërgoheshin shifra të mëdha parash përmes sistemit bankar.

Por ato para vinin nga Shqipëria, pasi organizata kriminale i transferonte të ardhurat nga një shoqëri tregtare në Shqipëri, në pronësi të Suel dhe Mario Çelës. Ato shuma investoheshin në Itali në ndërtim, rikonstruksionin e ndërtesave dhe më pas jepeshin me qira.

Autoritetet kanë konstatuar se përdorimi i burimeve të mëdha financiare që derdheshin nga Shqipëria në ekonominë italiane, “përfaqësonte edhe hallkën përfundimtare të pastrimit të parave”.

Në Shqipëri janë kryer transaksione të dyshimta të pasurive të paluajtshme, me qëllim pengimin e gjurmueshmërisë së origjinës së paligjshme të parave. Në këtë mënyrë organizata përfitonte shërbime të “pastruara”, me fitimin e përftuar nga transaksionet e dyshuara, të cilat mund të ripërdoreshin në investime në prona të paluajtshme, në territorin italian.

“Gjithashtu janë sekuestruar pasuritë e paluajtshme dhe burimet financiare që i përkasin administratorit të një shoqërie të pasurive të paluajtshme në Verona, në pronësi të një çifti shqiptarësh, të përfshirë në të kaluarën në trafikun e lëndëve narkotike”, njoftoi SPAK.

Ata konsideroheshin si njerëzit e besuar të dy vëllezërve Çela dhe rezultuan të figuronin në listën e pagesave të organizatës kriminale.

“Kontrolle janë kryer edhe ndaj subjekteve kryesore dhe ndihmësve të tyre italianë, me qëllim gjetjen e provave të mëtejshme”, njoftoi SPAK.

Hetimet për këtë rast ndodhen në fazë paraprake.

Suel Çela, në arrati. I vëllai, në burg në Belgjikë

Kujtojmë se Suel Çela konsiderohet si kreu i një organizate kriminale në Elbasan. Ai ndodhet në kërkim pas hetimeve të SPAK. Nga ana tjetër Mario Çela ndodhet i arrestuar në Belgjikë.

Ai u arrestua në Verona, në qershor të vitit 2024, pas ekzekutimit të një urdhër-arresti, të lëshuar nga autoritetet belge, mbi dyshimet për përfshirje në një vrasje mafioze në Antwerp, si pasojë e konflikteve mes grupeve rivale të trafikut të drogës.

SPAK e akuzon Suel Çelën për porositjen e dy atentateve, detaje që janë zbuluar në dosjen “Plumbi i artë”.

Po ashtu, përmes zbërthimit të aplikacionit Sky ECC, rezultoi se Suel Çela kishte lidhje me njerëz të drejtësisë dhe të policisë, si ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu apo oficeri Dedan Gjoni.

Ai ndikonte për t’i lehtësuar masën e sigurisë anëtarëve të grupit kriminal që drejtonte. Çela akuzohet se drejtonte edhe grupin e trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Bashkimit Evropian.

Tags: pastrim parashspakSuel Çelatrafik droge
Previous Post

Kosovë/ Kuvendi dështon të konstituohet për herë të 41-të, PDK dhe LDK do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

Next Post

Vrasja e Klodian Rashës, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-efektivit Nevaldo Hajdaraj, mbetet në fuqi dënimi me 12 vite burg

Next Post
Vrasja e Klodian Rashës, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-efektivit Nevaldo Hajdaraj, mbetet në fuqi dënimi me 12 vite burg

Vrasja e Klodian Rashës, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-efektivit Nevaldo Hajdaraj, mbetet në fuqi dënimi me 12 vite burg

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine
AKTUALITET

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

by Editor
July 1, 2025
0

  Dy personazhe të panjohur, njëri prej të cilëve i skeduar si distributor kokaine, qëndrojnë pas një perandorie financiare, të...

Read moreDetails
Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

June 25, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

June 30, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Skema Celibashi: 439 mijë euro tender për IT-në e KQZ-së

Skema Celibashi: 439 mijë euro tender për IT-në e KQZ-së

July 3, 2025
Berisha: Faktet e farsës së 11 majit në OSBE, detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë

Berisha: Faktet e farsës së 11 majit në OSBE, detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë

July 3, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al