Sunday, October 18, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha: Faktet e farsës së 11 majit në OSBE, detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë

Editor by Editor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Berisha: Faktet e farsës së 11 majit në OSBE, detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se njohu Asamblenë e OSBE-së me ato që ai i cilësoi si, “faktet dhe provat e kundërshtueshme të farsës së 11 majit”, duke e konsideruar këtë përmbushje të detyrimit madhor ndaj qytetarëve shqiptarë.

Në një konferencë për shtyp, Berisha tha se, “Asambleja Parlamentare e OSBE dhe institucionet e OSBE, ndër të cilat ODIHR, janë dhe institucionet e besimit të plotë të vendeve anëtare të OSBE-së, për sa u përket zgjedhjeve, karakterit të zhvillimit të tyre, zgjedhjeve të drejta apo të padrejta, të barabarta apo të pabarabarta”.

Berisha falënderoi presidenten e grupit parlamentar të PPE-së, Gundrun Kugler, për mundësinë që i krijoi, sipas tij, të bëjë ekspoze të qartë, të plotë, të faktuar të farsës elektorale që u zhvilluar në Shqipëri në datën 11 maj.

Sipas tij, interesi i kryetares së grupit parlamentar të PPE-së, të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe anëtarëve deputetë të këtij grupi ishte shumë i madh.

“Pa krahasuar me asnjë proces tjetër në Evropë, informuam për angazhimin total të narkoshtetit, të të gjitha potencialeve të tij njerëzore, financiare, fuqia ekzekutive për kontrollin e votës së qytetarëve shqiptarë dhe blerjen e saj, për përdorimin e gjysmë miliard euro, për prokurorime publike në kundërshtim flagrant me ligjin”, u shpreh Berisha.

“Për organizimin në kundërshtim me ligjin të 4500 eventeve kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfunduar me Giro d’Italia ditët e fundit dhe ditën e zgjedhjeve për të ndikuar tek zgjedhësit; Tek përdorimi i armatës së punonjësve të paguar nga taksapaguesit shqiptarë për t’u shërbyer atyre dhe jo për t’u angazhuar si policë elektoralë në procesin zgjedhor; Firmosjen e mijëra e mijëra lejeve legalizimi, leje ndërtimi dhe certifikatave të pronësisë, për vota”, vijoi ai.

“Dorëzimin e të gjitha të dhënave sekrete, personale të qytetarëve grupeve të patronazhistëve për t’i kërcënuar dhe mikluar ata, si dhe vendimin për mbjelljen e 29 mijë hektarë kanabis në mbarë vendin për votë, ndërkohë ligji lejon gjithsej 200 hektarë”, tha Berisha.

Kreu i PD theksoi se “në takime informuam ata me të gjitha dukuritë e konstatuara nga vëzhgimi i kamerave ditën e votimit, nga rinumërimi i fletëve të votimit”.

“I informuam për përdorimin më të gjerë të mekanizmit ‘treni bullgar’. I informuam për shtetëzimin e votës së diasporës dhe procesit të votimit të diasporës. Me fakte, dokumente me të dhëna”.

“Mendoj se audienca me lajmet, me dokumentet, provat që dërguam mori informacionin më të vërtetë dhe më të duhur për farsën elektorale të 11 majit”, theksoi Berisha.

Tags: Berishapdsali berishazgjedhje 2025
Previous Post

Durrës/ Plagoset në këmbë me armë zjarri një 35-vjeçar

Next Post

Skema Celibashi: 439 mijë euro tender për IT-në e KQZ-së

Next Post
Skema Celibashi: 439 mijë euro tender për IT-në e KQZ-së

Skema Celibashi: 439 mijë euro tender për IT-në e KQZ-së

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tensione në selinë e PD-së, persona të maskuar hyjnë brenda dhe sulmojnë godinën

Tensione në selinë e PD-së, persona të maskuar hyjnë brenda dhe sulmojnë godinën

October 18, 2026
Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

October 18, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al